Basha paralajmëron diçka të madhe: Pas pak të tjera fakte për implikimin e Ramës
Lideri i demokratëve ka paralajmëruar një dalje për median përmes rrjetit social, duke deklaruar se rezervon fakte të tjera për implikimin e kryeministrit e Saimir Tahirit.
“Pas pak të tjera fakte sesi Edi Rama ka vene shtetin ne funksion te mbrojtjes se Tahirit…”,- shkruan Basha.
Por çfarë po paralajmëron konkretisht kryedemokrati? A mund të jetë vetë vendimi i Këshillit të Mandateve?
Ende në këshillin e mandateve nuk ka përfunduar mbledhja për fatin e imunitetit të Saimir Tahirit, dhe në kushtet aktuale duket se PS me votat e saj do të kërkojë rrëzimin e kërkesës së prokurorisë, kurse PD do të votojë të kundërtën. Por sipas numrave askush nga votimet nuk përbën shumicën, pasi LSI e ka bërë të qartë se do të votojë pro heqjes së imunitetit të Tahirit (duke rezultuar në ndajen e votave në mënyrë të barabartë, 5 me 5).
Me shumë gjasa, këshilli do të dalë me dy raporte për imunitetin e Tahirit, të cilat më pas do të votohen në parlament.
(Kosova Sot)