Ja me cilat dokumente mund të votojnë serbët në zgjedhjet e Kosovës

  • 21 October 2017 - 17:32
Ja me cilat dokumente mund të votojnë serbët në zgjedhjet e Kosovës

OSBE-ja sqaroi sot se me cilat dokumente serbët e Koosvës mund të votojnë në zgjedhjet e nesërme lokale.

Senad Shaboviq, zëdhënës i Misionit të OSBE-së në Kosovë tregoi sot se me cilat dokumente mund të votojnë serbët e Kosovës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Ai tha se mund të votohet edhe me dokumente të Serbisë.

“E drejta për votë bazohet në listën e votuesve të Kosovës/të KQZ-së. Dokumentet e Serbisë si dhe ato të tjera mund të përdoren”, tha Shaboviq.

Sipas zëdhënëst të Misionit të OSBE-së, për dokumentet e vlefshme për votim vendoset në bazë të kornizës ligjore të Kosovës e cila nuk ka ndryshuar në tri apo katër palë zgjedhjet e kaluara.

Në nenin 90 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme tregohet se mund të votohet me letërnjoftim, pasaportë, dokument udhëtimi, leje të vozitjes, kartelë të personit të zhvendosur brenda vendit dhe me kartelë të refugjatit.

Të gjitha këto dokumente duhet të kenë afat për ta mundësuar votimin.

Përveç për dokumentet, zëdhënësi Shaboviq foli edhe për ndihmën që OSBE-ja do ta japë për zjedhjet në veri.

“Me kërkese të KQZ, OSBE ofron mbeshtetje teknike për Komisionet Zgjedhore Komunale dhe për Këshillat e Vendvotimeve në katër komuna veriore. Do të jemi prezentë në çdo vendvotim në veri”, tha Shaboviq.

 

(Kosova Sot)