Lumenjtë janë shndërruar në kanalizim

  • 27 July 2015 - 19:35
Lumenjtë janë shndërruar në kanalizim

Kërkesa për donacione është bërë te Qeveria austriake dhe pritet përgjigje pozitive. Me këto mjete, Gjilani mund t’i trajtojë lumenjtë Mirusha, Baja dhe Stanishor, që kryesisht janë ujëra të zeza    

Ujërat e zeza vazhdojnë të mbeten një problem serioz për komunën e Gjilanit. Tre lumenj që e përshkojnë këtë qytet, kryesisht janë ujëra të zeza, të cilat kanë nevojë të sistemohen në rrjete kanalizimesh, në mënyrë që të hiqet kundërmimi dhe rreziku nga vërshimet. Mirusha, Baja e Stanishori kanë qenë njëri prej interesimeve të veçanta të qytetarëve edhe në debatet me kryetarin e Komunës, ku Lutfi Haziri ka thënë se kanë konkurruar te Qeveria austriake me një projekt për trajtimin e ujërave të zeza, në vlerë 7 milionë euro dhe është shprehur optimist se përgjigja do të jetë pozitive. Përndryshe, komuna e Gjilanit, ka punuar deri tani në katër prioritete kryesore, siç janë rrugët dhe trotuaret, ujësjellësit, kanalizimet dhe ndriçimi publik, për të krijuar infrastrukturën bazike, e cila është e domosdoshme për jetën dhe mirëqenien e qytetarëve. Së shpejti fillohet me rrugët hyrëse-dalëse, të cilat do të jenë me katër krosi, duke nisur nga rruga Gjilan-Bujanoc, ku infrastruktura nëntokësore është përfunduar, për të vazhduar me drejtimet tjera, Gjilan-Prishtinë dhe Gjilan-Ferizaj. (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)