Zihen për muzikën e lartë në dasëm, i ftuari vret babanë e dhëndrit

  • 27 July 2015 - 20:02
Zihen për muzikën e lartë në dasëm, i ftuari vret babanë e dhëndrit

Duhet të ishte një festë normale për të celebruar një martesë me miqtë, të afërmit, muzikë dhe argëtim, por u transformua në një tragjedi.

Në Dehradun të Indisë, një sherr i nisur një natë më parë për shije muzikore përfundoi në gjak.

Disa të rinj të ftuar në martesë të dehur, i kërkuan DJ, që të vendoste disqe të Bollywood, por babai i dhëndrit duke parë orën e vonë, ndaloi muzikën.

Në këto kushte nisi një debat i degraduar në pak minuta, kur njëri nga të ftuarit nxori një pistoletë dhe qëlloi të atin e dhëndrit, duke e lënë të vdekur në vend, transmeton Kosova.

Mërzia e vrasësit u shkaktua veçanërisht nga kërkesa e babait të dhëndrit, i cili i kishte thënë të riut të ftuar të largohej nga festa.

Mysafiri i ndier i fyer, reagoi menjëherë duke e qëlluar me armë. Për viktimën nuk kishte më asnjë shans për t’u shpëtuar, përveçse u konstatua vdekja e tij.