​Bekim Jashari e mbyll garën me 83 përqind

  • 22 October 2017 - 22:24
​Bekim Jashari e mbyll garën me 83 përqind

Kandidati i pavarur, Bekim Jashari, ka fituar bindshëm në Skenderaj, në garën për kryetar komunash, sipas rezultateve që i ka bërë të ditur DnV-ja. 

Jashari ka marrë 83.7 përqind të votave, sipas këtyre rezultateve preliminare.

Pas Jasharit, është radhitur kandidati i AKR-së Musa Dervishaj, me 9.32%. I treti ka dalë kandidati i LDK-së, Isa Fejzullahu. Ndërsa i fundit Hysni Mahani i VV-së. 

(Kosova Sot)