Abrashi: Mund t'ju garantojë se do të jem kryetar i Prishtinës

  • 22 October 2017 - 22:45
Abrashi: Mund t'ju garantojë se do të jem kryetar i Prishtinës

Kandidati i LDK'së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi pas shpalljes së rezultateve nga DnV e cila tha se Prishtina shkon në balotazh, u shpreh i bindur se do të jetë kryetar i Prishtinës.

Balotazhi, sipas rezultateve të DnV’së, thotë se do të jetë në mes të Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit. E ky i fundit u shpreh i bindur se do të jetë kryetar i Prishtinës.

“Tani e kemi balotazhin, dhe mund t’iu garantoj se shumë shpejt do të jem kryetar i Prishtinës”, u shpreh Abrashi.

Ai gjithashtu tha se LDK është fituese e këtyre zgjedhjeve, pasi pa balotazh kanë fituar në Lipjan, Pejë, Podujevë, Fushë Kosovë dhe Viti, përfshirë edhe Prishtinën.

Demokracia në Veprim e ka nxjerrë Arban Abrashin me 35.54 për qind të votave, derisa VV ka marrë 44.46 për qind.

AKR me 10.12 për qind, PDK me 5.76 për qind, AAK me 3.41 për qind dhe Nisma me 0.85 për qind.

(Kosova Sot)