Aleksandar Vuçiqi uron Listën Srpska

  • 22 October 2017 - 22:55
Aleksandar Vuçiqi uron Listën Srpska

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka uruar Listën Srpska për fitoren e zgjedhjeve lokale në të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë.

“Dua t’ju përshëndes të gjithëve, t’ju përgëzoj për suksesin e jashtëzakonshëm, të them se njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi kanë treguar edhe një herë se mund të luftojnë për mbijetesën e tyre, por edhe për Serbinë e tyre, të jenë në gjendje të luftojnë kur është më e vështirë, kur është e shtypur si nga jashtë ashtu dhe në të gjitha mënyrat e tjera të mundshme", tha ai.

(Kosova Sot)