Burjani: Do të ketë koalicione të çuditshme, të bazuara vetëm në interesa ë skajshme politike

  • 23 October 2017 - 13:59
Burjani: Do të ketë koalicione të çuditshme, të bazuara vetëm në interesa ë skajshme politike

Se në frazën e betejës për balotazh, apo edhe për modalitete të tjera të konfigurimit të ekzekutivit komunal do të harrohen sharjet dhe fyerjet rivale ndërpartiake në fushatë, vetëm për të ndarë kulaçin e pushtetit, është i sigurt edhe analisti Blerim Burjani.

"Do të ketë shumë balotazhe në disa bastione të partive politike, por është e qartë se do të ketë balotazhe dhe me këtë edhe shumë befasi, do të ketë koalicione të çuditshme të bazuara vetëm në interesa të skajshme politike, pasurore, sepse procesi zgjedhor dhe politika në Kosovë po nënkuptohet si mundësi potenciale e punësimit të njerëzve, kur të merret parasysh se mbi 75 % të kandidatëve për asamblistë komunalë janë të papunë", theksoi analisti Blerim Burjani.

(Kosova Sot)