Kujt do t'i shkojnë 2500 votat e Arbër Vllahiut në Prishtinë?

  • 23 October 2017 - 15:55
Kujt do t'i shkojnë 2500 votat e Arbër Vllahiut në Prishtinë?

Arbër Vllahiu dhe AAK’ja në Prishtinë ende nuk e dinë se për kë do të përcaktohen ta mbështesin me votë të elektoratit të tyre në balotazhin e nëntorit për kryeqytetin.   

Kandididati i AAK’së për Prishtinë, Arbër Vllahiu, një ditë pas raundit të parë të zgjedhjeve të 22 tetorit, thotë se partia e Ramush Haradinajt është duke analizuar nëse do të mbështesin kandidatet që mbeten ende në garë për kryetar të Prishtinës. 

“Është çështje për të cilën vendos partia”, tha Vllahiu. derisa ai nuk ka treguar se për cilin nga kandidatët, Shpend Ahmeti i VV’së apo Arban Abrashi i LDK’së, ka preferencë. 

“Ne po i analizojmë dhe vlerësojmë ende të gjitha aspektet e zgjedhjeve te 22 tetorit”, ka thënë kandidati i AAK’së për kryeqytet që doli me mbi vetëm 2500 vota në zgjedhjet lokale të së dielës. 

Balotazhi për Prishtinë, që sikurse në komunat tjera mbahet pas një muaji, do të jetë mes kryetarit aktual që vjen nga VV’ja Shpend Ahmeti dhe Arban Abrashit të LDK’së. 
Ahmeti ka dalë i pari në rundin e parë të këtyre zgjedhjeve, me më pak se 6000 mijë vota diferencë nga Abrashi. 

Derisa kandidati nga AAK’ja ka dalë i pesti në zgjedhje më vetëm 3,27 pë rqind të votave në Prishtinë.

 

(Kosova Sot)