Sulmohet brenda në redaksi gazetarja e njohur, autori e ther me thikë (Foto)

  • 23 October 2017 - 16:12
Sulmohet brenda në redaksi gazetarja e njohur, autori e ther me thikë (Foto)

Një gazetare ruse, e quajtur Tatyana Feldenhauer është plagosur nga një person i cili i ka vënë thikën në fyt, raporton “Independent”.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zyrat e radio-stacionit “Echo of Moscow” pak pas mesnatës. Feldenhauer është zëvendës/kryeredaktore e një prej mediave më liberale në vend.

Autori i sulmit, një burrë i cili kishte hyrë brenda zyrave u kap nga kolegët e gazetares dhe më vonë u arrestua.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Ria Novosti”, autori ka kryer sulmin ndaj gazetares për shkak të një konflikti personal të pazbuluar deri më tani.

(Kosova Sot)