Kapiti: Askush nuk u ndëshkua për krimet dhe shkeljen e drejtësisë

  • 23 October 2017 - 16:09
Kapiti: Askush nuk u ndëshkua për krimet dhe shkeljen e drejtësisë

As në Kosovë nuk u ndërmor ndonjë ligj për ndëshkimin e krimeve të ish-regjimit komunist, as për drejtësinë dhe askush as atje nuk është ndëshkuar. Këtu është fjala për 'peshkaqenët e mëdhenj' dhe të paprekshëm të hajdutërisë, krimit dhe korrupsionit. Gjithkush i përfshirë në afera krimi e korrupsioni është i kërcënuar dhe i shantazhuar nga bashkëpunëtorët e vet, pasi me ndryshimin e rrethanave dhe kur fillon e lëviz drejtësia gjithkush kërkon të justifikohet, por edhe të shantazhojë e të bëjë presion mbi politikën dhe politikanët e kriminalizuar më të cilët ai ka bashkëpunuar, duke kërkuar ndihmën dhe mbështetjen e tyre. Kjo po ndodh edhe sot me ish-ministrin e Brendshëm Tahiri dhe me kryeministrin e tij Rama, u shpreh analisti Skënder Kapiti

 

(Kosova Sot)