Trump i përgjigjet vejushës së ushtarit të rënë amerikan

  • 23 October 2017 - 16:27
Trump i përgjigjet vejushës së ushtarit të rënë amerikan

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se e ka respektuar të venë e ushtarit të rënë amerikan gjatë një bisede telefonike, si dhe ka theksuar se nuk është e vërtetë se atij nuk i ishte kujtuar emri i ushtarit të rënë gjatë bisedës telefonike. Myeshina Johnson, e veja e ushtarit të rënë, La David Johnson, ka thënë sot se toni i zërit të Trump e kishte bërë nervoz gjatë bisedës telefonike dhe se presidentit nuk i ishte kujtuar emri i burrit të saj.

Shkëmbi i sotëm mes tyre është më i fundit në mosmarrëveshjen e vazhdueshme rreth reagimit të Trumpit ndaj lajmit për katër ushtarët amerikanë që u vranë në shtetin afrikan, Niger. 

Trump u përgjigj në Twitter pasi Myeshia Johnson tha për ABC News se fakti që presidenti nuk ia kishte mbajtur në mend emrin burrit të saj e kishte lënduar atë më së shumti.

“Kisha bisedë plot respekt me vejushën e La David Johnson, dhe atij ia përmenda emrin që nga fillimi, pa hezitim”, shkroi Trump.

Më parë, Myeshia e kishte akuzuar Trumpit se i kishte thënë se burri i saj e dinte çfarë e priste momentin kishte nënshkruar për të shkuar në mision, akuza që Trump i ka mohuar. 


(Kosova Sot)