Kuvendi mban seancë të mërkurën

  • 23 October 2017 - 17:15
Kuvendi mban seancë të mërkurën

Kryesia e Kuvendit ka mbajtur sot mbledhje me shefat e grupeve parlamentare.

Pas mbledhjes, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se seanca e radhës ku pritet të jetë votimi për buxhetin do të mbahet të mërkurën në orën 10:00. Në seancë  do të shqyrtohet për herë të parë  projektligji për buxhetin e Kosovës për vitin 2017.

(Kosova Sot)