Berisha, ndërkombëtarëve: Hajde pyesni shqiptarët përse po ikin

  • 27 July 2015 - 22:23
Berisha, ndërkombëtarëve: Hajde pyesni shqiptarët përse po ikin

Kryefjala e ditës së sotme në parlament ka qenë raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili ka goditur fort institucionet shqiptare.

Sipas raportit qeveria shqiptare nuk plotëson as standardet më minimale në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore.

Madje në raport thuhej se një deputet i parlamentit është dënuar për trafik femrash.

Këto shqetësime i përsëriti edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Ai ftoi ndërkomëbtarët që të vijnë e të pyesin shqiptarët se cila është arsyeja e vërtetë përse po braktisin vendin.

“Nuk janë vetëm problemet që ngre raporti i DASH, por dhe arrestimi i 35 mijë shqiptarëve në dy vjet nga qeveria e tyre”, tha ish kryeministri, transmeton Mapo.al.

“Unë ju rrezova baballarët nga pushteti dhe ja tek jam këtu duke ju denoncuar dhe ju”, përfundoi ai.