Ngritja spektakulare e Donald Trump-it befason analistët politikë

  • 27 July 2015 - 23:02
Ngritja spektakulare e Donald Trump-it befason analistët politikë

Ngritja e shpejtë e Donald Trump-it, që ka arritur të dalë në kryer të listës së kandidatëve republikanë nëpër sondazhet e deritashme, si dhe numri i madh i medieve që i kanë dhënë vëmendje të madhe biznesmenit të fuqishëm, i ka befasuar shumë ekspertë politikë. Edhe miqtë dhe armiqtë e tij të kamotshëm janë befasuar. Steve Wynn, biznesmeni i fuqishëm me bazë në Las-Vegas, që ka qenë në të dyja anët e ekuacionit – edhe në anën e miqve edhe të armiqve – ka thënë: “Jam i befasuar aq sa jeni edhe ju. Ky është një moment madhështor dhe pervers në historinë e politikës. Nuk ka rast precedent për këtë”.“Në çfarë jam i sigurt”, ka shtuar ai “se kur unë dhe ti e zhvillojmë këtë bisedë vitin e ardhshëm, të dy do të pajtohemi pa mëdyshje se sa të ndërlikuara janë ngjarjet në botë. Asnjëri prej nesh me siguri nuk do të ketë parashikuar mjedisin politik në Amerikë”, ka shtuar Wynn.  “Ngjarjet intervenuese do të jenë dramatike dhe të paparashikueshme. Ky është lloji i botës në të cilën jetojmë”. Edhe rritja e Trump-it do të jetë kaluese, ka thënë Wynn. Por, si do të kalojë ajo është një pikë serioze e debatit mes vëzhguesve të fushatës. Me pak ndihmë nga revista ‘Politico’, sfida e Wynn është shtruar para analistëve politikë: si do të përfundojë fushata e paprecedent e Trump-it? A do të largohet ai shpejt, apo do të qëndrojë për muaj të tërë? A do të mund ta durojë presionin nga partia republikane dhe kandidatët e tjerë? Apo do të tërheqë edhe më shumë vëmendje derisa vazhdon gara? Apo ka gjasa që ai edhe të kthehet në garë si kandidat i një partie të tretë? “Ndoshta njerëzit do të lodhen nga unë”, ka thënë Trump të premten në një intervistë. Apo ndoshta edhe nuk janë lodhur. Në vijim i keni parashikimet më të mira të mbledhura nga të anketuarit që kanë guxuar të spekulojnë në lidhje me rënien e ngritjes spektakulare të Trump-it,

“Ekziston një mundësi më se e arsyeshme se ai do të garojë si i pavarur”

Bob Shrum, strateg demokratik presidencial  

Trump është i pjekur për një moment Bentsen-Quayle në debatin e parë. Bush Rubio fjalëpakë përballë Trump-it. Pyetja është se cili do ta ketë hapjen e duhur. Por një kandidat që nuk do të jetë duke kërkuar mundësinë do të jetë Cruz. Ai planifikon që ta vazhdojë rrugën kur të rrëzohet Trump dhe të niset drejt nominimit. Trump ka gjasa që të digjet në debat, por ai nuk do të largohet për shkak se do t’i harxhohen paratë. Ai mund të qëndrojë shumë gjatë, ndërsa nuk është një tip që pranon realitetin dhe që tërhiqet nga gara. Në fund, ka gjasa që ai të garojë si një kandidat i pavarur.

Nëse republikanët vazhdojnë që të merren me Trump-in, në vend se ta injorojnë atë, do t’i blejnë më shumë kohë”

Erick Erikson, komentues, udhëheqës emisioni në radio dhe themelues i blogut ‘RedState’.

Kongresi do të shkojë në pushim në Gusht, është debati i republikanëve dhe njerëzit do të fillojnë t’i shikojnë kandidatët tjerë në lidhje me Trump-in. Mendoj se do të shënojë rënie në Ajova. Nëse mendon për votimin, shumë njerëz të cilët tani thonë se do të votojnë për Trump-in,janë me të vërtetë duke thënë atë që e thotë ai. Derisa të tjerët do të tërheqin vëmendje, ai do të zbehet. Por, nëse republikanët vazhdojnë që të merren me Trump-in në vend se ta injorojnë atë, do t’i blejnë më shumë kohë. Sa më gjatë që elita partiake të merret me të, aq më shumë do ta pëlqejë baza.

“Donald Trump nuk është vetëm duke përfituar nga republikanët, ai edhe po përfiton”

Mary Matalin, stratege politike republikane.

Me apologji, dhe respekt për, miqtë e mi konservativë, Donald Trump nuk është vetëm duke përfituar nga republikanët, ai edhe po përfiton. Kandidatët duhet të dinë t’i kushtojnë vëmendje mënyrës së qasjes së tij, dhe t’i aplikojnë personalitetet dhe politikat e tyre unike në fushatat e tyre. Lidershipi i partisë republikane duhet t’i ndërpresë ofendimet ndaj tij, për t’i ofruar justifikim për ta nisur një garë për një parti të tretë.

“Ai reflekton mendimet e  partisë së sotme republikane” 

Paul Begala,analist politik për CNN dhe këshilltar i presidentit Bill Clinton.

Kur bëhet fjalë për Trump-in unë e di këtë: ai reflekton mendimet e partisë së sotme republikane. Kjo është dëshmia: 64 për qind e republikanëve pajtohen me deklarimin se “Presidenti Obama është duke fshehur informata të rëndësishme për historinë e tij në jetën e hershme”, ndërsa 34 për qind e republikanëve mendojnë se ka gjasa që Obama të mos jetë shtetas i Amerikës; se ai nuk ka lindur në Amerikë. Kjo, natyrisht, është një çështje e theksuar nga Trump.

“Sa gjatë? Sa gjatë që të dëshirojë!”  

Joe Trippi, strateg politik demokratik.  

Kurrë nuk bën të nënvlerësohet qëndrimi i Trumpit në pushtet dhe aftësia e tij për të dominuar vëmendjen e mediave. Në një fushë kaq të madhe  ai ka gjasa të qëndrojë më gjatë sesa shumë kandidatë të tjerë të partisë republikane që janë tallur me gjasat e tij që të jetë i nominuar. Për garën për një parti të tretë, dikush duhet t’i tregojë partisë republikane se Trump është një negociues i fortë dhe se ka në çfarë të bazohet. Sa gjatë? Sa gjatë që të dëshirojë!

(Kosova Sot)