Drejtonte makinën i dehur, arrestohet shoferi i Tom Doshit

  • 27 July 2015 - 23:12
Drejtonte makinën i dehur, arrestohet shoferi i Tom Doshit
Policia e Tiranës ka arrestuar pasditen e së hënës shoferin e familjes së deputetit Tom Doshi.

Mësohet se 32-vjeçari L.S. nuk iu bind thirrjes së partullës për të ndaluar. Në këto kushte, efektivë të komisariatit nr. 2 e ndoqën dhe e ndaluan.

Pas kontrollit, ai rezultoi me 1.1% konsum alkooli nga 0.5% që është norma.