84-vjeçari refuzon mjekun, gëzon shëndet, falë ilaçeve popullore

  • 24 October 2017 - 18:15
84-vjeçari refuzon mjekun, gëzon shëndet, falë ilaçeve popullore

Mësuesi në pension, Haxhi Jakup Kantraxhi tregon për 'Kosova Sot" se shëndeti i mirë i tij ia mundëson që të mos u ndahet librave dhe pasionin për atë. Ai thekson se e mban shëndetin e mirë, falë rubrikës 'Shëndeti Juaj" në gazetën "Kosova Sot" dhe në bazë të saj ushqehet shëndetshëm dhe kursehet të mos përdorë ilaçe. Duke lexuar për ilaçet popullore në këtë gazetë mëson shumëçka. Është besimtar dhe thotë: "Zoti është në shërbim të jetëgjatësisë tënde. Nëse konsumon ushqim të shëndetshëm, sipas recetave në rubrikën e gazetës "Kosova Sot", atëherë unë besoj se njeriu mund të jetojë deri në 100 vjet". Shton se si besimtar falet pesë herë në ditë. "Rubrika për shëndetin në "Kosova Sot" ka vlera të mëdha për shëndetin e secilit dhe kjo gazetë duhet të lexohet edhe për këto vlera që ka", shprehet ai.

Image

 

Ushqimi i shpirtit

 Kantranxhi tregon se ka punuar mësues një kohë të gjatë. Ai ka punuar në fshatrat Piranë, Velezhë, Billushë dhe së fundi edhe në Prizren. Si mësues tregon se kishte filluar të punojë vetëm me katër klasë të fillores, por shton se kishte prirje shumë të veçantë në disa lëndë, e sidomos në art figurativ. Por, ndërkohë, duke parë se nevojat po shtoheshin , Kantranxhi ka kryer edhe shkollimin përkatës-Normalen. "Edhe pse e kreva Normalen, megjithatë unë s'kisha dëshirë të punoj mësues, sepse në shpirt më flinin lëndët BAT dhe Arti figurativ. Për shkak të kualifikimit tim që duhej të shkoja me nxënës të ciklit të ulët, dhe kur BAT filloi të mos notohet, unë me dëshirën time u pensionova. Shkova në pension të parakohshëm. Por, librin dhe leximin e kisha pasion. Nga kjo kohë e kam shumë pasion librin, të cilin e bëra ushqim të domosdoshëm të shpirtit. Ai thotë: "Jam lexuesi më i moshuar dhe më pasionuari në Bibliotekën Ndërkomunale të Prizreni. Pos librit. lexoj shumë gazetën "Kosova Sot" dhe sidomos rubrikën për shëndetin. "Shëndeti Juaj" është rubrikë e fuqishme dhe më duhet të porosisë të gjithë të moshuarit që t'i përmbahen asaj recete. Aty ka gjëra tepër të mira për shëndetin e njeriut", shprehet ai.

 U preferon miqve të tij leximin e kësaj rubrike

Kantraxhi thotë se si deri më tani nuk është bërë një enciklopedi për Prizrenin, dhe konsideron se është domosdoshmëri e kohës. Kur flet për numrin e librave tregon qindra tituj dhe përmbajtje librash. " Tani kam shëndetin e mirë dhe mbamendjen në nivel dhe mbi të gjitha ndihem sikurse të isha një i ri. Mosha ime 84- vjeçare aspak nuk më pengon të lexoj me orë të tëra, të eci dhe të ushqehem shëndetshëm", tregon ai për gazetën. Ai pastaj tregon se edhe të gjithë të afërmit e tij dhe miqve u preferon të lexojnë rubrikën në fjalë, sepse ajo sjell vetëm të mira.

(Kosova Sot)