Salih Mekaj ndante ‘drejtësinë’ në banesën e Vlora Goranit

  • 28 July 2015 - 07:39
Salih Mekaj ndante ‘drejtësinë’ në banesën e Vlora Goranit

ZBARDHET AKTVENDIMI PPR. KR. NR. 263/2015 I GJYKATËS PËR KRYEGJYQTARIN E APELIT

"Sekserja" Gorani ka pranuar se kur është takuar me Mekajn i ka pasur 20 mijë euro 

Analistët janë skeptikë në lidhje me aktvendimin gjyqësor të lëshuar nga gjyqtari Vehbi Kashtanjeva, pasi lënia në arrest shtëpie është një ndihmë për ish-kreun e Gjykatës së Apelit, pasi mund të ketë edhe persona të tjerë të implikuar në këtë rast. "Natyrisht që rreziku i ndërhyrjes ekziston dhe është më se evident, sepse Sali Mekaj, apo kushdo qoftë ai, nëse konstatohet si fajtor, atëherë me siguri që nuk do të jetë i vetmi në këtë proces. Pra, ka edhe bashkëpunëtorë të tjerë, që në rast se zbardhen rastet, atëherë zinxhiri korruptiv mund të këputet. Politika është përgjegjëse jo vetëm në rastin konkret, por ajo vendos për secilin emërim publik në vend", thotë analisti Leon Duhanaj

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj, ndërsa ka tentuar të mbrohet në seancën dëgjimore të datës 22.07.2015 në Gjykatë, ka treguar interesimin e tij për lëndën që kishte të bënte me bashkëshortin e të pandehurës, Vlora Gorani. Ndërsa, kjo e fundit ka rrëfyer mënyrën se si janë njohur me Mekajn. Sipas asaj që përshkruhet në aktvendimin gjyqësor PPR. KR. nr. 263/2015, interesimi i Mekajt për këtë lëndë - saqë "drejtësinë" e kanë diskutuar edhe në banesën e Vlora Goranit. Për më tepër, Mekaj nuk ka mohuar faktin se i ka sugjeruar dhe procedurat që duhet të ndërmerrte gjyqtarja Lumturije Muhaxheri. Në fakt, marrëdhëniet ndërinstitucionale dhe këto procedura duhej të funksionin dhe diskutoheshin në rrugë zyrtare me shkrim, dhe jo kafeneve apo banesave. Pasi në përgjimet që janë ofruar si provë nga Prokuroria është evidente se Mekaj ka informuar për lëndën të pandehurën Vlora Gorani dhe nuk është se ka shprehur interesim për lëndë të tjera dhe me palë të tjera, ashtu siç ai dëshmon... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)