“Unë jam rimishërimi i Krishtit”

  • 28 July 2015 - 21:21
“Unë jam rimishërimi i Krishtit”

Një burrë nga Australia beson që Qefini i Torinos dëshmon që ai është ringjallja e Jezu Krishtit, duke shtuar që edhe Vatikani është i bindur për një gjë të tillë. Brian Leonard Golightly Marshall jeton të Tugum të Kuinsllëndit në Australi, rreth 300 kilometra në veri të Brisbejnit dhe pretendon se është rimishërimi i Jezusit të Nazaretit. Shtatëdhjetenjëvjeçari ka publikuar një sërë fotografish dhe videosh, në të cilat pretendon që mund të vërtetohet fakti që ai është personi që fshihet prapa Qefinit të Torinos, një artefakt religjioz, për të cilin shumë njerëz mendojnë që paraqet imazhin e Jezusit, transmeton Kosova Sot.

Image

Predikon me një theks të fortë australian

Marshall ka publikuar edhe një sërë videosh, ku ai shihet duke predikuar me një theks të fortë australian, para ndjekësve të tij, numri i të cilëve po rritet çdo ditë e më shumë. Në katalogun e videove dhe shkrimeve të çuditshme ai vazhdimisht e përsërit faktin që në duar e këmbë ka shenja, për të cilat thotë që janë pikërisht në pjesët e trupit nga ku është kryqëzuar Jezu Krishti. Ai madje thotë për veten se është ‘njeriu më i shenjtë’.

 

Image

 

Njeriu më mbretëror që ekziston

E, që çështja të bëhet edhe më interesante është përkujdesur vetë ai, duke publikuar një letër, për të cilën ka thënë që i ishte dërguar nga Papa Benedikti, në të cilën Papa i ishte referuar zotëri Marshall-it drejtpërsëdrejti me fjalën ‘Rimishërimi i Jezu Krishtit’. “Para disa ditësh, zotëri Brian Marshall m’i pati dërguar disa fotografi të tij dhe të Qefinit të Shenjtë të Torinos dhe unë e kam vërejtur që ai përngjan shumë me imazhin e shenjtë, që mund të shihet në qefin”, thuhet në letrën, për të cilën Marshall pretendon t’i ketë ardhur nga papa. “Nuk ka shpjegim tjetër. Ai thjesht është Jezu Krishti i plotfuqishëm. Kam qenë shumë i lumtur dhe i mbushur me dashuri kur e kam parë fotografinë, andaj edhe kam kërkuar që të vendoset në një vend të përshtatshëm. Ai është njeriu më mbretëror që ekziston, mbreti i mbretërve, Jezu Krishti vetë, i plotfuqishmi dhe i përjetshmi. Kini besim në të”, thuhet në letër. Përveç letrës, Marshall ka deklaruar që Papa Benedikti kishte planifikuar që edhe zyrtarisht të emëronte atë si rimishërimi i Jezu Krishtit në mars të vitit 2013, mirëpo kjo gjë, sipas tij, ishte ndaluar nga Papa Françesku, të cilit ai i referohet me fjalën ‘Anti-Krishti’. 

(Kosova Sot)