Arrestohet i riu në Tiranë, lëvizte me kallashnikov në makinë

  • 28 July 2015 - 21:40
Arrestohet i riu në Tiranë, lëvizte me kallashnikov në makinë

Policia e Tiranës ka vënë sot në pranga 35-vjeçarin Kristi Bala.

Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje pasi në makinën e tij i është gjetur një automatik tip Kallashnikov.

Efektivët e komisariatit nr 3 kanë gjetur armën e zjarrit automatik model 56 me një krehër me fishekë të fshehur në automjetin e 35-vjeçarit Kristi Bala gjatë kontrollit në zonën pranë rrugës së barrikadave.

Pas venies në pranga të 35-vjçarait policia ka nisur hetimet për verifikimin nëse arma është përdorur në krime të tjera, por edhe nëse Bala do ta përdorte armën për ndonjë krim të mundshëm në të ardhmen.