Muri në kufi të Hungarisë ndalon hyrjen e 300 mijë emigrantëve

  • 28 July 2015 - 22:14
Muri në kufi të Hungarisë ndalon hyrjen e 300 mijë emigrantëve

Rreth 250 deri 300 mijë emigrantë kanë mundur të hyjnë në Hungari deri në fund të vitit derisa në kufi me Serbinë nuk ishte ngritur muri, ka thënë zëdhënësi i qeverisë hungareze.

Më shumë se 95 njerëz kanë kaluar kufirin ilegalisht deri në vikendin e kaluar dhe muri në kufi mund të jetë një mënyrë efektive për ta zgjidhur këtë "fluks” , ka thënë Zoltan Kovaç për kanalin televiziv M1 .