Opozita pranon Gjykatë kompromisi

  • 29 July 2015 - 07:30
Opozita pranon Gjykatë kompromisi

Gjykimi i krimeve të luftës në Kosovë

Propozimi i BE-së për Specialen të rishihet

Opozita dhe analistët vlerësojnë se Qeveria duke parë se nuk ka mbështetje për variantin e parë, që dështoi në Kuvend, duhet të dalë me një propozim konsensual, për të përfshirë të gjitha krimet e luftës, pa dallime etnike

Derisa partnerët e koalicionit qeverisës, PDK dhe LDK, kanë mungesë të votave për miratimin në Kuvend të amendamenteve për krijimin e bazës ligjore të themelimit të Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të luftës, përfaqësuesit e subjekteve politike opozitare dhe njohësit e sundimit të ligjit, konsiderojnë se këta liderë të papërgjegjshëm në qeverisje po e humbin edhe mundësinë e fundit të kompromisit për themelimin e Gjykatës Speciale, me qëllim të trajtimit gjithëpërfshirës dhe pa ngjyrime etnike, të të gjitha krimeve të luftës. Shefi i grupit Parlamentar të ‘Vetëvendosjes’, Glauk Konjufca, është shprehur në favor të ridizajnimit të plotë të Gjykatës Speciale, pasi që forma e parë është kundërshtuar jo vetëm nga opozita, por edhe nga vetë deputetë e mazhorancës. “Unë bëj ftesë që të reflektojnë edhe ata që nuk janë bindur ende që Gjykata është kundër interesave të Kosovës në mënyrën se si është konceptuar kështu”, u shpreh ai... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)