Energjetika në kolaps

  • 29 July 2015 - 07:45
Energjetika në kolaps

Qindra miliona euro u tretën në blloqet e vjetra

Mungojnë alternativat, zvarriten investimet

Sipas analistëve dhe opozitarëve, Qeveria ka dështuar në fushën energjetike, pasi çdo investitor serioz shprehet se nuk mund të investojë në Kosovë, kur rryma ndalet shpesh dhe e cila do të shkaktonte probleme në fabrika, prishje dhe ngadalësim të procesit

Analistë ekonomie dhe deputetë nga radhët e opozitës thonë se Kosovës i mungon strategjia nacionale e energjisë, siç i mungon strategjia e zhvillimit ekonomik. Dokumentet e miratuara, që quhen strategji, sipas njohësve të kësaj fushe, janë më shumë një kopjim programesh e projektesh të ndërmarrjeve energjetike, planifikim punësh operative të sektorit, parashikime pa analiza dhe studime përkatëse, plane të pabazuara për shpërbërjen dhe privatizimin e KEK-ut, objektiva të paargumentuara për ngritjen e kapaciteteve të reja. Ata thonë se vonesa në njësitë e reja gjeneruese do ta vendosë Kosovën në një situatë shumë të pavolitshme energjetike, kur nuk do të ketë mundësi të mbyllet “Kosova A”. Në Strategjinë e Energjisë së Republikës së Kosovës për periudhën 2013-2022 , në mes të tjerash, thuhet se Kosova do të mbyllë të gjitha njësitë e TC “Kosova A” në fund të vitit 2017, si dhe do të ndërtohet TC “Kosova e Re”. Ndërkohë, zhvillimet e reja, dëshmojnë interesin e kompanive për të investuar sërish në TC “Kosova A”... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)