< Skandaloze: Ja se si Shpend Ahmeti u kishte bëre favore Pacollëve për leje ndërtimi në Prishtinë ! (Foto) - Lajme - Kosova Sot
Skandaloze: Ja se si Shpend Ahmeti u kishte bėre favore Pacollėve  pėr leje ndėrtimi nė Prishtinė ! (Foto)

Skandaloze: Ja se si Shpend Ahmeti u kishte bėre favore Pacollėve pėr leje ndėrtimi nė Prishtinė ! (Foto)

Lëvizja “Vetëvendosje” dhe Aleanca Kosova e Re kanë lidhur marrëveshje të mërkurën, që kjo e fundit ta mbështesë kandidatin e VV-së, dhe kryetarin në ikje, Shpend Ahmetin në balotazh që do mbahet më 19 nëntor kundrejt kandidatit  të LDK-së, Arban Abrashi. Por, marrëveshja e arritur mes Shpend Ahmetit dhe kandidatit të AKR-së Selim Pacolli, i cili humbi zgjedhjet më 22 tetor, duket se i ka paraprirë edhe një favori të madh që VV-ja i ka bërë AKR-së me dhënien e lejes ndertimore në një toke bujqësore për ndërtim, të cilin e ka kërkuar Rrahim Pacolli, familjare  i kryetarit të AKR-së, Behxhet Pacolli dhe vëllait të tij Selim Pacolli. Mbështetja që i është dhënë nga AKR-ja Shpend Ahmetit dyshohet se është bërë për t’ia kthyer borxhin  kryetarit në detyrë Shpend Ahmeti për të mirat e mëdha që iu ka bërë familjarëve të Behxhet Pacollit edhe gjatë mandatit paraprak 4 vjeçar. Shpend Ahmeti për interesa të veta dhe VV-së ishte vënë në përkrahje maksimale të bizneseve të Pacollit, njëjtë siç kishte vepruar edhe me Devollët e inkriminuar.

Sipas planit Zhvillimor Komunal të miratuar në Asamblenë e Prishtinës në gusht të vitit 2013 përcaktohej që një pjesë e tokës në Hajvali që përfshinte edhe disa ara të Pacollëve të mbetej tokë bujqësore. Por, sekretarit të AKR-së, Rrahim Pacollit nuk i mjaftoi kjo dhe me qëllim të rritjes së biznesit kërkoi ndihmën e Shpend Ahmetit për ta ndërtuar një objektit hotelier-restorant, i cili do të ndërtohej në arat që ishin të destinuara për tokë bujqësore.

Image

 

Pak ditë para se të arrihej marrëveshja mes Selim Pacollit e Shpend Ahmetit, Rrahim Pacolli kishte pasur një takim me Shpend Ahmetin dhe portalet botuan foto nga ky takim, por nuk specifikohej se cili ishte qëllimi i këtij takimi. Disa ditë më vonë pasoi marrëveshja që zbardhi të vërtetën e asaj se çfarë në realitet ka ndodhur. Po bëhej fjalë për një “pazar” te kundërligjshëm dhe emrin e ka krim i organizuar dhe korrupsion i pistë.

Përveç kësaj Pacolli i fuqishëm kishte pasur ndikimin e tij edhe në asamblenë e Prishtinës ku më 24 mars 2015, Asambleja kishte miratuar propozimin e kryetarit Shpend Ahmeti për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore duke e ndërruar Planin Zhvillimor Komunal në të mirë të Rrahim Pacollit. Në dokumentin të cilin e posedon gazeta “Kosova Sot”, i nënshkruar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Halim Halimi, Rrahim Pacollit i është lejuar shndërrimi i tokës bujqësore në biznes ndërtimi. Aty thuhet se për zbatimin e vendimit të asamblesë komunale do të kujdesen kryetari i komunës së Prishtinës, Drejtoria e Urbanizimit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Drejtoria e Ekonomisë dhe e Zhvillimit dhe Drejtoria e Kadastrit.

Fillimisht, Drejtoria e Urbanizmit e udhëhequr nga Liburn Aliu u deshtë që të përmbushë anën ligjore, që ndërtimin e tokës ta hedh në diskutim publik formal. “Drejtoria, më 07.11.2014, ka vendosur njoftimin publik, i cili ka qëndruar në lokacion deri më 28.11.2014, dhe kjo Drejtori gjatë njoftimit publik nuk ka pranuar asnjë ankesë apo sugjerim”, thuhet në në vendimin për miratimin e propozimit të Ahmetit.

Pacollët kanë marrë edhe disa leje të ndërtimit për ndërtim të shtëpive në vitin 2015 nga drejtoria, e cila udhëhiqej nga Liburn Aliu.

 

Image

 

Image
Image
Image

 

 

 (Kosova Sot)

5 orë e 17 minuta më parë