Mbytet 70-vjeçari në plazhin e Durrësit

  • 29 July 2015 - 10:51
Mbytet 70-vjeçari në plazhin e Durrësit

Momente tmerri për një burrë në moshë të thyer në bregdetin e Durrësit dhe ankth e dhimbje për familjarët e tij që ishin pranë në grahmat e fundit të jetës.
S.M., 70 vjeç nga Kodër Kamza e Tiranës, kishte shkuar me familjen e tij në zonën e Hamallajt në Durrës për të kaluar një ditë pushimi dhe kredhjeje në det.
Por takimi me detin ishte i fundit për 70 vjeçarin sepse kur ai u fut në ujë befas nuk u ndje mirë dhe pësoi një gjendje bllokimi të organeve jetësore, transmeton noa.
Familjarët bënë përpjekje që ta shpëtojnë dhe nisën ta dërgojnë në spitalin e Durrësit, por i moshuari humbi jetën rrugës.
Policia lokale mbërriti në vendngjarje për të kryer veprimet rutinë.