< Të hetohen pasuritë milionëshe të zyrtarëve - Lajme - Kosova Sot
Tė hetohen pasuritė milionėshe tė zyrtarėve

Tė hetohen pasuritė milionėshe tė zyrtarėve

VERIFIKIMI I ORIGJINËS SË PASURIVE

"Vetëm mënyra e nxjerrjes së një ligji të tillë do të mund ta shëronte këtë gjendje dhe rrjedhimisht të sqaronte edhe situatën sa i përket kësaj çështje, pra pasurimit edhe të zyrtarëve në drejtësi, por edhe në të gjitha fushat e tjera të sferës publike në Kosovë", deklaroi për gazetën "Kosova Sot" profesori universitar, Mazllum Baraliu

Përgjegjësi për mungesën eventuale të informacioneve

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë vlerësuar se sado që mëtojnë për ta shtyrë Vetting- un sa më larg në kohë, de-fakto dhe de-jure kjo nuk do t'u shërbejë në qëllimet e tyre gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi që ky ligj do të kryhet patjetër edhe me ndërhyrjen dhe presionin e faktorit ndërkombë- tar. Ata thonë se është fakt i pamohueshëm se sistemi i drejtësisë ka mjaft gjyqtarë e prokurorë që janë pasuruar kundërligjshëm dhe pashmangshëm me aplikimin e Ligjit të Vetting- ut ata do të përgjigjen për prejardhjen e pasurisë së tyre, e që dihet se janë pasuruar nga korrupsioni dhe sado që mundohen t'i fshehin ato sikur janë paratë e gatshme nga korrupsioni apo edhe pasuritë e tjera të pajustifikueshme në patundshmëri: shtëpi, toka, troje, banesa me dhjetëra sosh, vetura dhe të tjera pasuri të paluajtshme, sigurisht se do të japin llogaridhënie para ligjit dhe të tillët pastaj nuk do ta kenë vendin në drejtësi. Analisti Skënder Kapiti në një prononcim për gazetën "Kosova Sot", ka thënë se e gjithë ajo se çfarë mund të thuhet për realitetin politik, social, demokratik, ligjor, pra për pushtetin legjislativ, ekzekutiv, gjyqësor, bizneset dhe pa anashkaluar edhe mediet, më e sigurta për të cilën shqetësohet publiku i gjerë kosovar, por edhe faktori ndërkombëtar është fakti se sistemi në tërësi është i korruptuar dhe funksionon keq, pra ai ka falimentuar. 

Politika kriminale të ndëshkohet

Sipas Kapitit, sistemi quhet mafioz, sepse politika e pushteti oligarkopolitik dhe pushtetarët e vulëmbajtësit e çdo niveli administrativ veprojnë guximshëm në mënyrë korruptive, kriminale dhe antiligjore, sepse ata i mbron drejtësia, pra ata nuk kanë frikë nga ndëshkueshmëria, pasi i "mbron" ligji i korruptuar dhe e drejta e tyre për të bërë vetëgjyqësinë. "Pra, sot po përdor dhe një konstatim timin të ri, atë se e keqja e madhe, kriminalizimi, antiligji dhe antidrejtësia, e kanë kapur demokracinë, pra janë kriminalizuar demokracia, aktorët e saj, partitë politike, të cilat mbi gjithçka i kanë interesat partizane, të liderëve politikë dhe oligarko- elitarë rreth tyre, të cilët pastaj kapin shtetin, shoqërinë, ligjin, ekonominë dhe drejtësinë", potencoi ai."Ky është realiteti në Shqipëri dhe në Kosovë. VETTING-u është gjithëpërfshirës dhe duhet të funksionojë si i tillë. VETTING-u është sundimi dhe e drejta qeverisëse e ligjit. Ky VETTING e dekriminalizon demokracinë dhe pastaj funksionojnë demokracia dhe shteti ligjor, të cilët fatkeqësisht funksionojnë keq. Duhet ndëshkuar dhe dëbuar nga qeverisja dhe nga politika establishmentin politik aktual nga themelet", u shpreh analisti Skënder Kapiti. 

Pasuria e paligjshme po dërgohet jashtë Kosovës

Analisti Naim Miftari ka konsideruar se pasuria më e madhe e krijuar në mënyrë të paligjshme është në duart e politikanëve të korruptuar dhe menjëherë pas tyre vijnë zyrtarët, sidomos gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe disa sekserë të tyre, që mbajnë titullin kinse avokat. Sipas tij, zakonisht këto pasuri të paligjshme tentojnë t'i fshehin pas firmave të mëdha që qëndrojnë edhe vetë pas atyre firmave dhe pasuritë i fshehin pas njerëzve të tretë si familjarë, shokë, por edhe si njerëz të largët, për t'i mbuluar lidhjet familjare. "Por, pasuria e fituar paligjshëm dërgohet në shtetet e jashtme, si disa shtete evropiane që kanë filluar të mbijnë firma milionëshe me njerëz nga Kosova, por pasuritë e fituara paligjshëm shumica dërgohen në Turqi, Dubai, Katar, e shtetet të tjera ekzotike. Përndryshe, Vetting-u me ndihmën e Amerikës, por edhe të shteteve të tjera evropiane, përveç dënimeve të politikanëve dhe gjyqtarëve të korruptuar, do të duhet që edhe pasuritë e tyre jashtë dhe brenda të konfiskohen", theksoi për gazetën "Kosova Sot" analisti Naim Miftari. 

Të forcohet korniza ligjore

Analisti Naim Kelmendi thotë se me Ligjin e VETTING- ut sigurisht se do të hetohen gjyqtarët dhe prokurorët e inkriminuar si dhe do t'u konfiskohet pasuria e kundërligjshme, por dhe do të pastrohet sistemi i drejtë- sisë nga të inkriminuarit e të korruptuarit, kështu që sado që mëtojnë për ta shtyrë Vetting-un sa më larg në kohë de-fakto dhe de-jure kjo nuk do t'u shërbejë në qëllimet e tyre, pasi që ky ligj do të kryhet patjetër edhe me ndërhyrjen dhe presionin e faktorit ndërkombëtar. "Është fakt i pamohueshëm se sistemi i drejtësisë ka mjaft gjyqtarë e prokurorë që janë pasuruar kundërligjshëm dhe pashmangshëm me aplikimin e Ligjit të Vetting-ut ata do të përgjigjen për prejardhjen e pasurisë së tyre, e që dihet se janë pasuruar nga korrupsioni", spikati për gazetën "Kosova Sot" analisti Naim Kelmendi. Profesori universitar Mazllum Baraliu ka veçuar se mënyra më e mirë e avancimit të gjendjes së tanishme në këtë drejtim do të ishte që të përgatitej dhe të miratohej një ligj për hulumtimin e prejardhjes së pasurisë të të gjithë zyrtarëve, por dhe ish- zyrtarëve të shtetit dhe institucioneve të tjera. "Andaj, vetëm mënyra e nxjerrjes së një ligji të tillë do të mund ta shëronte këtë gjendje dhe rrjedhimisht ta sqaronte edhe situatën sa i përket kësaj çështje, pra pasurimit edhe të zyrtarëve në drejtësi, por edhe në të gjitha fushat e tjera të sferës publike në Kosovë", deklaroi për gazetën "Kosova Sot" profesori universitar Mazllum Baraliu. 

(Kosova Sot)  

15 orë e 17 minuta më parë