< Alarm i 15 mijë shkencëtarëve, TOKËN PO E SHKATËRROJMË - Lajme - Kosova Sot
Alarm i 15 mijė shkencėtarėve, TOKĖN PO E SHKATĖRROJMĖ

Alarm i 15 mijė shkencėtarėve, TOKĖN PO E SHKATĖRROJMĖ

SHKATËRRIMI I NATYRËS NGA NJERIU ÇON TE MJERIMI DHE GJYMTIMI I PAKTHYESHËM I PLANETIT 

Një vërejtje profetike rreth vështirësive të cilat e presin planetin tonë, është bërë prej më shumë se 15,000 shkencë- tarësh nga e mbarë bota. Ndryshimet klimatike, humbja e qasjes ndaj ujit të pijshëm, shfarosja e specieve dhe rritja e pakontrolluar e numrit të njerëzve, që të gjitha këto janë duke e rrezikuar të ardhmen e njerëzimit në Tokë. Letra e shkencëtarëve, që ishte shkruar në vitin 1992 dhe ishte nënshkruar nga 1.500 shkencëtarë, thoshte se ndikimi i njeriut në natyrë me gjasë do të çojë deri te një mjerim i madh dhe i përhapur dhe te një planet të gjymtuar pakthyeshëm. Por, një çerekshekulli pasi që shumica e nobelistëve të botës ishin bashkuar për ta nënshkruar një letër që tërhiqte vëmendjen rreth së ardhmes së Tokës, komuniteti shkencor botëror ka një pikëpamje edhe më të zymtë rreth së ardhmes së Tokës. mKy mesazh, i postuar online, rifreskon një Vërejtje origjinale nga Unioni i shkencëtarëve të brengosur.

Zvogëlimi i gazrave

Përpos vrimës në mbështjellësin e ozonit, e cila tani është stabilizuar, çdo rrezik tjetër i madh, i identifikuar në vitin 1992, është përkeqë- suar. Shfrytëzimi pa kontroll i pasurive natyrore nga një numër gjithnjë e më i madh i njerëzve, mbetet rreziku më i madh me të cilin ballafaqohet njerëzimi, thonë shkencëtarët. Në letrën e dytë drejtuar botës, më shumë se 15,000 shkencëtarë nga 184 vende tërheqin vërejtjen se njerëzit kanë shkaktuar një dukuri të madhe shfarosëse, të gjashtën për rreth 540 milionë vjet, ku deri në fund të shekullit shumë forma jetësore aktuale mund të zhduken, apo të shkojnë afër zhdukjes. Njerëzit duhet të anë më pak mish, të kenë më pak fëmijë, të konsumojnë më pak dhe ta përdorin energjinë e gjelbër, për ta shpëtuar planetin, thonë shkencëtarët kryesorë të botës. m"Jemi duke e rrezikuar të ardhmen tonë duke mos e kontrolluar konsumimin material dhe duke mos e konsideruar rritjen e shpejtë të popullsisë si shkaktar kryesor të shumë rreziqeve ekologjike, bile edhe sociale", thuhet në letër. "Duke dështuar në kufizimin adekuat të rritjes së popullsisë, në rivlerësimin e rolit të një ekonomie të bazuar te rritja, zvogëlimi i gazrave të serrës, ringjallja e ekosistemeve, kufizimi i ndotjes, njerëzimi nuk është duke i ndërmarrë hapat e nevojshme për ta ruajtur biosferën tonë të rrezikuar". Shkencëtarët kanë përdorë të dhëna nga qeveritë, organizatat bamirëse dhe kërkuesit individualë për të na e tërhequr vërejtjen ndaj një 'dëmtimi të pakthyeshëm dhe substancialë' që është duke iu bërë Tokës. Ata përmendin si zhvillime pozitive zvogëlimin e lirimit të substancave kimike që dëmtojnë ozonin dhe faktin që, si rezultat i edukimit, femrat tani lindin më pak fëmijë.

Koha është duke kaluar

Por, duhet që publiku të bëjë presion ndaj liderëve politikë, për të ndërmarrë veprime më të vendosura. Këtu mund të përfshihen një planifikim më i mirë familjar, programe më të mira të edukimit, më shumë vegjetarianizëm dhe më pak humbje të ushqimit, si dhe një përqafim i madh i energjisë që mund të përtërihet. Profesor William Ripple nga Universiteti shtetëror i Oregonit, thotë: "Disa njerëz mund të nënvlerësojnë këto dëshmi, duke thënë se ne jemi vetëm alarmistë. Por, ata që e nënshkruan këtë letër të dytë, të tërheqjes së vërejtjes, nuk janë duke ngritur një alarm fals. Ata i kanë parë shenjat evidente se jemi duke shkuar në një udhë të pakthim, thotë Dr. Ripple. Letra e dytë e nënshkruar nga shkencëtarët, nënvizon 25 trendë negativë botërorë. Këtu përfshihet zvogëlimi prej 26% i sasisë së ujit të pijshëm për kokë banori, si dhe rritja prej 75% e zonave të vdekura në oqeane. mPo ashtu, ka pasur humbje të 300 milionë akreve të maleve, ku shumica e këtyre sipërfaqeve janë shndërruar në ara dhe një zvogëlim prej 29% në numrin e gjitarëve, reptilëve, amfibeve, zogjve dhe peshqve. Por, nëse ka vullnet, atëherë njerëzimi mund të zhvendosë sistemet e Tokës kah një qëndrueshmëri. Shkencëtarët na e tërheqin vërejtjen se koha është duke kaluar dhe nuk duhet të presim derisa të bëhet tepër vonë.  

Image

 

(Kosova Sot)

4 orë e 22 minuta më parë