30- vjeçari që duket sikur fëmijë dy vjeç

  • 14 November 2017 - 19:09
30- vjeçari që duket sikur fëmijë dy vjeç

NUK MUND TË FLASË DHE KA NEVOJË PËR PËRKUJDESJE TË VAZHDUESHME 

Ai ka pushuar së rrituri që në moshën dyvjeçare dhe ende vazhdon që ta ketë atë madhësi

Një kinez 30- vjeçar ka pushuar së rrituri që në moshën dy vjeçare dhe ende vazhdon që ta ketë atë madhësi. I lindur në vitin 1987 në pjesën rurale lindore të Kinës, Wang Tianfang vuan nga një sëmundje e panjohur, ai kurrë nuk ka folur dhe ka nevojë për përkujdesje të vazhdueshme. E ëma e tij, 52-vjeçja Chu Xiaoping, thotë se dëshira më e madhe e saj është që ta dëgjojë të birin duke e thirrur 'nënë', por fatkeqësisht, ajo këtë gjë nuk e ka përjetuar ende.

Inteligjenca nuk i është zhvilluar

Kjo familje jeton në fshatin Uangfan të qarkut Juexi, në provincën kineze Anhui. E ëma tregon se Wang Tianfang kishte pushuar së rrituri kur kishte midis 2 dhe 3 vjet. Ai tani ka një gjatësi prej 80 cm dhe inteligjenca nuk i është zhvilluar. Ajo thotë se, derisa Tianfang kishte vetëm tri vjet, kishte gra që i thoshin ta braktiste atë te ndonjë tempull dhe ta lindte një fëmijë tjetër. Nëna kishte refuzuar këshillat e tilla, duke thënë se do të përkujdeset për Tianfangun në cilëndo rrethanë.

Kur shkon në punë, djalin ua lë fqinjëve

Zonja Chu, që është personi i vetëm që përkujdeset për Tianfang'un, fiton për të jetuar duke mbledhur gjethe çaji në male dhe duke punuar si pastruese me orë në qytet. Asaj i duhet që ta veshë djalin dhe ta ushqejë atë. Kur shkon në punë, djalin ua len fqinjëve. Ajo thotë se do të donte ta dinte se çka shkaktoi këto probleme te i biri i saj, edhe pse në mjek i ka thënë se është mrekulli e llojit të vet fakti që djali vazhdon që të jetojë. 

Image

 

(Kosova Sot)