Arban Abrashi ofron fakte që Shpend Ahmetin e ka marrë në pyetje Vetëvendosje

  • 14 November 2017 - 21:51
Arban Abrashi ofron fakte që Shpend Ahmetin e ka marrë në pyetje Vetëvendosje

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës Arban Abrashi thotë se kundërkandidati i tij Shpend Ahmeti i raporton partisë së tij për punët në komunë. Për këtë Abrashi ka ofruar edhe fakte..

Abrashi ka prezantuar atë që e ka quajtur ‘deklaratë të dëshmitarëve ku vetë kryetari aktual tregon dëshminë për një ngjarje dhe raporton para partisë në formë të shkruar’.

“Ai raporton për shkatërrimin e qytetit dhe edhe kjo më dallon nga ai”, theksoi Abrashi.

‘Unë jam i lirë të realizojë planin tim për Prishtinën pa hipotekë nga partia. Kandidati aktual është i kontrolluar nga partia dhe duhet t’i raportojë vazhdimisht atyre për secilën lëvizje", tha ai.

Abrashi ka thënë se drejtorët nuk iu bindën Shpend Ahmetit në katër vjetët e kaluara derisa ia ka përmendur edhe jahtin.

"Ai katër vjet nuk ka pasë kontrollë ndaj drejtorëve të cilët kanë vepru në mënyrë të pavarur. Ky ka pasur disa interesa biznesore sikurse jahti, aeroplanët privat dhe shumë e shumë projekte të tjera të vogla të cilat ka dashtë me i maksimalizu. Drejtorët kanë funksionu ndamaz kurse ky kohë pas kohe është dashtë të raportojë për punën ose mos punën e tij pranë sekretariatit të partisë, diçka që nuk ndodh me mu”, tha Abrashi.

(Kosova Sot)