Shpend Ahmeti&CO të ndëshkohen ME VOTË SI KLANI "PRONTO"

  • 16 November 2017 - 08:03
Shpend Ahmeti&CO të ndëshkohen ME VOTË SI KLANI

Lidhja e fortë e kryetarit të Prishtinës në ikje, me grupet e dyshimta kriminale të interesit, sipas analistëve politikë, dëshmoi katërçipërisht para kryeqytetasve se Shpend Ahmeti me klikën dhe mbështetësit e tij, Dardan Sejdiu, Dardan Molliqaj dhe Liburn Aliu, që klani i inkriminuar "Pronto" në PDK, kundër të cilit e ngritnin zërin po këta zyrtarë të VV-së, nuk dallon fare dhe për asgjë me klanin po i tejinkriminuar dhe në shpejtësi "Pronto" të VV-së, që u instalua me kalimin e kohës në këtë subjekt politik. Analistët konstatojnë se ashtu siç veproi PDK-ja, duke ia dhuruar vëllezërve Devolli pothuajse çdo mundësi të kapjes së plotë e të zhvatjes së aseteve të shtetit dhe te qytetarëve, edhe atë deri në shuma qindra miliona euro, të njëjtën gjë e bëri edhe VV-ja me Shpend Ahmetin dhe Dardan Sejdiun, duke ua dhënë po shumicën absolute të tenderëve, hapësirave publike, lejet e ndërtimit, planet de-rregullative të inkriminuara, pastaj tentativat për t`ia dhuruar dhjetëra hektarë tokë në qendër të Prishtinës e shumëçka tjetër, po të njëjtëve protagonistë të tejinkriminuar, pra vëllezërve Devolli me "pedigre krimi", në jahtin e të cilëve shëtitet pikërisht Shpend Ahmeti, tani më i tejinkriminuar, jo vetëm me vëllezërit Devolli, por edhe me shumë vëllezër të tjerë të inkriminuar. Edhe përkundër faktit se gazetari ua ka dërguar pyetjet edhe vëllezërve Devolli, por edhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, si zakonisht asnjëri prej tyre nuk iu janë përgjigjur pyetjeve të gazetarit. Analistët vlerësojnë se qëllimi, synimi dhe fytyra e vërtetë e Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut, si dhe e vetë parisë së inkriminuar të VV-së hipokrite, gënjeshtare e mashtruese e qytetarëve, u zbardh krejt ashiqare me vizitën e qëndrimin skandaloz në jahtin e Blerim Devollit në Budva, por edhe me të gjitha veprimet e pandalshme gjatë tërë një mandati katërvjeçar tanimë të plotë keqqeverisës në Prishtinë, ku të preferuarit dhe të besuarit e krerëve të Prishtinës ishin dhe mbetën vetëm pjesëtarët e klanit "PRONTO", ata të Adem Grabovcit dhe shumë të tjerëve , qe "ua lagin fytin" dhe rrisin kontot bankare me para të pista e kriminale me miliona euro. Ky ishte pra momenti i fundit që të zbardhej fakti nga vetë ata, se në fakt kush janë dhe nga vijnë Ahmeti, Sejdiu & Aliu dhe të tjerët, për të cilët "flitej" e përflitej shumë kohë më parë se paraqesin një segment tepër të rrezikshëm e kriminal të SHIK-ut brenda "VV"- së , ose të VV-së të lidhur me SHIK-un dhe klanin "Pronto"- respektivisht kryesisht me Devollët e inkriminuar, por edhe me të tjerët nga "nëntoka kriminale e ndërtimit" përmes korrupsionit rreth lejeve të ndërtim it dhe "planeve derregullative e të inkriminuara" me paratë e krimit të organizuar të kundërligjshme e kundërkushtetuese ,dhe të ndikuara, të diktuara dhe të paguara nga nëntoka e ndërtimit në drejtim të zyrtarëve të lartë komunalë, respektivisht të kryetarit, nënkryetarit, drejtorit të Urbanizmit dhe në drejtim të majave të VV-së, të ish-kryekomisarit e sekretarit Molliqaj dhe liderit "historik" të VV-së Albin Kurti.

Image

 

SAHITAJ:TENTIMI I SHPEND AHMETIT PËR TA RIOKUPUAR EDHE PËR KATËR VJET PRISHTINËN

Sipas analistit politik,Reshat Sahitaj tani pikërisht këtu është edhe qëllimi edhe tentimi i Shpend Ahmetit për ta riokupuar edhe për katër vjet Prishtinën,por është i kotë,pavarësisht se ai, respektivisht VV-ja,mund të bëjë koalicion me cilëndo parti politike,sepse gjatë katër vjetëve të kaluar Shpend Ahmeti asgjë nuk ka punuar për mirëqenien e qytetarëve të Prishtinës. Sidoqoftë,ai beson që edhe lidhja me strukturat më të fuqishme kriminale në tentativë për ta blerë votën në këto zgjedhje,nuk do t'ia mundësojë Shpend Ahmetit realizimin e një qëllimi të tillë. "Them se tentimi i Shpend Ahmetit për të qenë Zot i qytetarëve të Prishtinës është ëndërr e kotë që ka përfunduar,ngase qytetarët tanë janë vetëdijesuar dhe e kanë kuptuar se jeta jonë në Prishtinë nuk ka ndryshuar asnjë grimë për të mirë,por në të kundërtën është vështirësuar si jeta e qytetarit të thjeshtë edhe në të gjithë sektorët e tjera,e nëse do të fillojmë t'i numërojmë na duhet faqe të tëra faktesh e provash që Shpend Ahmeti dhe VVja janë zhytur thellë në krimin ekonomik,duke i privilegjuar biznesmenët me lidhje nga Beogradi e duke i disfavorizuar biznesmenët e ndershëm shqiptarë" e që nuk ofrojnë dhe as nuk japin mitë,u shpreh ai."Kriminaliteti i Shpend Ahmetit ka filluar me forcimin dhe centralizimin e Kadastrës së Prishtinës,duke i vendosur të besueshmit e tij,si psh.Liburn Aliun,i cili kishte fituar të ishte deputet i Kuvendit të Kosovës,por ai u ndal të qëndrojë në postin e drejtorit të Urbanizmit, e jo të shkonte deputet.Cili shqiptar do të refuzonte postin e deputetit për të vazhduar të jetë zyrtar i Kadastrës?!...Askush...Të jesh deputet i Kosovës është privilegj moral si dhe nga askush menjëherë shndërrohesh në personalitet të njohur për opinionin,gjë që asnjëri nuk do të refuzonte,por Liburn Aliu e refuzoi. Pse e refuzoi të jetë deputet,kur votat i kishte fituar për deputet?! Përgjigjja është shumë e thjeshtë.Si deputet ke privilegje,por nuk ke mundësi të manipulosh me shuma parash marramendëse,siç ka mundësi drejtori i Kadastrës e Urbanizmit,ku jepen lejet e ndërtimit dhe shkatërrimit të kryeqytetit.Shpend Ahmeti,për të pasur mundësi të manipulimit dhe të vjedhjes së pasurisë shoqërore,së pari iu është dashur të forconte krahun e tij në Kadastër prej nga pasuria e Prishtinës mund të tjetërsohet sipas dëshirave të tyre",theksoi më tutje Sahitaj."Në anën tjetër,ata Shpend Ahmeti i ndërroi po ashtu Inspektoratin e Komunës së Prishtinës,në mënyrë që inspektorët të ishin nën kontrollin e tij dhe të VV-së.Kjo qasje e tyre,duke vendosur nën kontroll tërë Kadastrën,ua mundësoi atyre që lejet për ndërtim të jepen vetëm sipas haraçit të çmimeve te mitos që Shpend Ahmeti i kishte paracaktuar.Ky shtrëngim i pushtetit në Kadastër e Urbanizëm do t'ia lehtësonte Shpend Ahmetit që ai të futej në biseda sekrete me kompaninë DEVOLLI e kompani të tjera mafioze në dobi të tyre e në dëme të pasurisë shoqërore të Kosovës.Nuk duhet harruar se gjatë katër vjetëve në Prishtinë janë tjetërsuar pa gjurmë qindra hektarë tokë e janë lëshuar leje për ndërtim në vende të papërshtatshme me standard evropiane,por në fakt aty zyrtarët e VV-së,në krye me Shpend Ahmetin dhe Librun Aliun,kanë fituar dhjetëra- miliona euro,e që mendoj se në një të ardhme tepër të afërt Prokuroria duhet të hetojë shumë parregullsi kriminale të bëra nga Shpend Ahmeti dhe zyrtarët e tjerë",tha Reshat Sahitaj.Sipas tij,në demokraci është një gjë e mirë, se pas katër vjetësh ai që e merr Komunën e Prishtinës e zbulon zbrazëtirën që e kanë shkaktuar të parët,e pastaj vazhdojnë hetimet,prandaj kjo po e tremb akoma më shumë kryetarin në ikje." Shpend Ahmeti ka dëshirë të jetë ende kryetar për dy arsyeje:e para,për të fituar edhe më shumë para e për të kapur qindra-miliona euro,ndërsa e dyta,për të pasur mundësi t'i fshijë gjurmët e keqpërdorimeve të tij. Në sektorët e tjerë po ashtu Shpend Ahmeti ka keqpërdorur buxhetin e Komunës,dhe po të analizojmë vetëm fushën e kulturës do të shohim se mjetet materiale janë derdhur në OJQ,që pas tyre qëndrojnë militantët e VV-së,por me ato para këta militantë nuk kanë bërë asgjë për të zhvilluar aktivitetet kulturore.Është një absurditet i madh,kur Shpend Ahmeti krenohet me zhvillimet kulturore në Komunën e Prishtinës,e në fakt sheshi 'Nënë Tereza' është shndërrua në qendër tregtarësh,ku shiten dhe ekspozohen misra, qershia,manaferra,e herë pas herë ngjarje kulturore me daulle e tupanë,që na fusin në periudhën e mesjetës"."Ky është karakteri i Shpend Ahmetit,që në deklarata për televizion qante,e fshehtas takohet me biznesmenët mafiozë dhe i kalon pushimet në jahtin e Devollit.Ky është Shpend AHMETI,i cili para kamerave krenohet që ka blerë autobusët urbane,sikur ata t'i kishte blerë me paratë e tij personal,e jo që për ata autobusë Shpendi kishte harxhuar buxhetin e qytetarëve të Prishtinës.Ky është Shpend Ahmeti,i cili ulet në autobusët urbanë ditën,që ta shohin qytetarët,e natën e kalon në baret prestigjioze të kryeqytetit,në jahte luksoze,që ne vetëm ëndërr i shohim,dhe udhëtimet për në vende të tjera i bënë me aeroplan privat.Ky është Shpend Ahmeti,i cili tenton të jetë edhe katër vjet kryetar dhe uzurpator i Komunës së Prishtinës,por qytetarët e kanë hetuar manipulimin e tij në dëmin tonë dhe nuk do ta votojnë,por do ta ndëshkojnë atë",thotë analisti Reshat Sahitaj

GRAPCI: RROTACIONI I PUSHTETIT, GODITJE PËR KRIMIN E SHPENDIT NË PRISHTINË

Gjykim identik ka edhe analisti Dardan Grapci. " Kuptohet që Shpend Ahmeti para qytetarëve të Prishtinës e ka dëshmuar, se me klikën dhe mbështetësit e tij, siç janë: Dardan Sejdiu, Dardan Molliqaj dhe Liburn Aliu, se klani 'PRONTO' i PDK-së nuk ka dallim prej klanit të VV-së. Shpend Ahmeti po vepron njësoj sikur klani 'PRONTO' i PDK-së, duke u dhënë dhe duke u lejuar VËLLEZËRVE DEVOLLI të bëhen SHEFA aty ku nuk duhet, dhe të fitojnë tenderë që kushtojnë miliona euro, pa kurrfarë dokumentacioni ose aplikimi zyrtar", u shpreh ai. "Por, me humbjen e Prishtinës nga Shpendi, nëntoka kriminale do të fillojë të shkundet, sepse me ardhjen në pushtet të LDK-së, ku Komunën për 4 vjet do ta udhëheqë Arban Abrashi, të gjitha këto ndërtime pa leje, dhënia e hapësirave për ndërtim pa leje, e shumë projekte jashtëligjore, që kanë ndodhur gjatë mandatit të VV-së në krye me Shpend Ahmetin, ato duhet të anulohen dhe personat e inkriminuar të hetohen nga Policia, Prokuroria e Shtetit dhe të ndëshkohen nga Gjykatat e Kosovës", tha Dardan Grapci.

Image

 

BADALLAJ: KLUBI "VETËVENDOSJE", ME DALLAVERET ME BANDËN SERBIANE DEVOLLI, IA KALUAN EDHE KLANIT MAFIOZ "PRONTO”

Analisti Reshat Badallaj tha se klubi "Vetëvendosje", që nuk është asgjë tjetër veçse një "Pronto 2", për të mashtruar popullin dikur shante dhe nuk linte gjë pa bërë kundër bandës serbiane Devolli dhe klanit "Pronto", por këtë e bënte në ditën me diell, kurse natën bashkëpunonte me këtë bandë serbiane, që shkatërroi me themel ekonominë e Kosovës. "Ky klub i quajtur 'Vetëvendosje', me Shpend Ahmetin, Dardan Molliqajn,Dardan Sejdiun dhe që fshihej prapa këtij klubi Albin Kurti, bërtisnin rrugës "Duaje tënden" dhe kinse ishin kundër mallrave të Serbisë. Ndërkaq, natën këta tinëzarë me kanalet e tyre të nëntokës kriminale bashkëpunonin me mish e me shpirt me bandën serbiane Devolli, duke u dhënë shumë tenderë, si hapësirat publike, lejet e ndërtimit, shumë plane rregullative, pastaj u munduan për t´ia rregulluar shumë hektarë tokë në zemër të Prishtinës, kujt tjetër përpos bandës serbiane Devolli dhe si shpërblim ky derëzi Shpendi fët doli duke bërë salltanet dhe sallamadi në jahtin shumëmilionësh të kësaj bande, që akoma nuk u mor vesh se kush ishin përcjellësit e tij dhe të bandës deri në ujërat e thella të Serbosllavisë,", tha Reshat Badallaj. Sipas tij, kjo e bën VV-në akoma më të inkriminuar sesa klani "Pronto" i PDK-së. " Klubi 'Vetëvendosje', me dallaveret që bën me bandën serbiane Devolli, një çik ia kaluan edhe klanit mafioz 'Pronto', dhe këtu u panë mashtrimet tinëzare kundër popullit, rrenat dhe premtimet e tyre, ndërkaq, tinëzisht bënë kokrrën e sefasë në BUDVA të Malit të Zi. Këta i ranë në fije se si të pasuroheshin hajnisht dhe morën yrnek nga klani 'Pronto' dhe u lidhën me mafio-oligarkët e bandës serbiane Devolli për t'u pasuruar me hajni që plaçkitën djersën e popullit, sepse kishin dëgjuar lidhjet e kësaj bande me mafio-oligarkun që quhej Adem Grabovci", tha Badallaj.

GASHI: SHPEND AHMETI ËSHTË BËRË, SIÇ THOTË POPULLI "SI THIU I PLAGOSUR"

Sipas asamblistit të LDK-së Agim Gashi, është pikërisht nuhatja e humbjes që do ta pësojë tani në garën për balotazh kryetari në ikje Shpend Ahmeti ajo që po e bën atë dita- ditës më të egër dhe më arrogant, jo vetëm në raport me opinionin publik, por edhe me oponencën politike. "Shpend Ahmeti kohëve të fundit është bërë, siç thotë populli 'si thiu i plagosur'. Meqë ai po e sheh disfatën, po e sheh humbjen, po i numëron ditët e fundit, po përpiqet të harxhojë energjinë e fundit të propagandës për të ruajtur ndikimin dhe fuqinë e votës, por tanimë qytetarët e Prishtinës e kanë kuptuar dhe si asnjëherë më parë do ta ndëshkojnë, sepse ai për katër vjet qeverisjeje, nuk bëri asgjë të mirë që do të ndryshonte jetën e qytetarëve dhe do ta ndryshonte kahen e zhvillimit të Komunës së Prishtinës", tha ai. " Për katër vjet qeverisjeje, qeveria e Shpend Ahmetit mund të identifikohet me 'kiflet e famshme dhe shtyllat antiparking' dhe jo me asgjë tjetër, përpos me propagandë dhe marketing, sepse ky është njeriu më i specializuar në Kosovë për marketingun e gënjeshtrave", tha Gashi për "Kosova Sot". Humbja duket e afërt për Shpend Ahmetin, që dështoi në mandatin e kaluar, ndërsa po përpiqet me propagandë mashtruese, t'i bindë votuesit për një mandat të dytë.

Image

 

Klanet po e shkatërrojnë Prishtinën

Analisti politik Skënder Mulliqi ka pohuar se klanet e pasluftës, të cilat u krijuan, janë duke përmbysur çdo vlerë materiale e shoqërore dhe janë duke i dëmtuar kështu rëndë interesat e qytetarëve. "Goditja, të cilën po ia japin Kosovës klanet përfituese politike, parapolitike dhe klanet biznesore, janë duke e dëmtuar rëndë shoqërinë tonë të re. Klanet në këtë kontekst edhe klani i Shpend Ahmetit në Prishtinë, me marifetet e ndryshme, janë duke i shkaktuar dëme të mëdha banorëve të kryeqytetit. Lidhja e qarqeve te caktuara të mafio- politikës me qarqet mafioze- biznesore tashmë janë bërë të zakonta, pasi ende nuk po funksionojnë ashtu si duhet organet tona të drejtësisë", theksoi ai. " Njerëzit, të cilët dyshohet se janë të implikuar në afera të ndryshme korruptive, ishte dashur të ndëshkohen me votën e lirë të qytetarëve, të cilët deri më tash nuk u ndëshkuan. Kanë vërshuar keqpërdorimet nga nivelet komunale ashtu edhe në Komunën e Prishtinës, të cilat ka ardhur koha të stopohen. Ka ardhur koha që të gjithë zhvatësve dhe të inkriminuarve në vepra korruptive t'u konfiskohet pasuria e paligjshme .Prokuroria e Shtetit do të duhej që me vendosmëri të madhe t'i hetojë të gjitha pistat e krimit të organizuar dhe të korrupsionit", potencoi Mulliqi. " Duke i mposhtur grupet klienteliste, e mposhtim të keqën më të madhe të Kosovës. Marifetet, si tenderomania, uzurpimet, lejet për mbindërtime , e shumë dukuri të tjera negative jo vetëm në Komunën e Prishtinës, gjithnjë e më shumë janë duke e rritur frustrimin te qytetarët. Pasurimet e paligjshme dhe mosvendosmëria e organeve relevante për të vepruar karshi të gjithë keqbërësve, ka krijuar atmosferë mbytëse te qytetarët, dhe është bërë indikator i largimit masovik të rinisë nga vendi", potencoi ai për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)