Humb peshë, falë një aplikacioni të lirë

  • 16 November 2017 - 20:18
Humb peshë, falë një aplikacioni të lirë

MË NUK KA NEVOJË PËR INJEKSIONE TË INSULINËS

Hoff kishte shtuar peshë pasi konsumonte vazhdimisht sandviçë

Pasi ishte përpjekur të humbte kilet e tepërta me anë të ushtrimeve dhe dietës, Tracey Hoff, 52 vjeçe, nga Çiçester, Saseksi perëndimor, falë pajisjes së përmendur arriti që të humbte peshën e përmendur dhe më nuk ka nevojë që të marrë injeksione të insulinës

Një grua e cila u sëmur nga diabeti pasi që kishte bërë 114 kile, arriti që të humbte peshë ekuivalente me katër numra të rrobave, duke përdorë një aplikacion 'të hipnozës', që e kishte blerë për 6.99 funte. Pasi që ishte përpjekur të humbte kilet e tepërta me anë të ushtrimeve dhe dietës, Tracey Hoff, 52 vjeçe, nga Çiçester, Saseksi perëndimor, falë pajisjes së përmendur arriti që të humbte peshën e përmendur dhe më nuk ka nevojë që të marrë injeksione të insulinës. Ajo, në fakt, kishte shkarkuar aplikacionin "Virtual Gastric Band-Lose Weight Fast", i cili ndryshon mënyrën sesi njerëzit mendojnë rreth ushqimit.

"Nuk ngutem dhe e përtypi ushqimin si duhet"

Zonja Hoff, e cila kishte shtuar peshë pasi që konsumonte vazhdimisht sandviçë, thotë: "Më parë isha tepër e trashë. Mezi ecja. Haja derisa më vinte mundim. Por, tani e di se kur kam ngrënë mjaft dhe nuk e teproj. Nuk ngutem dhe e përtypi ushqimin si duhet. Nuk ha më shumë se gjashtë gojë dhe, ndihem e ngopur". Kjo grua ka shpresë se humbja e peshës do t'i ndihmojë edhe në largimin e diabetit. Tani ajo ka vendosur që ta bëjë publik rastin e saj, me qëllim që ta ngritë vetëdijen rreth Ditës botërore të diabetit. 

Uji ia largon urinë

"Aplikacioni ju thotë që të hani çka të doni, e jo çka të mundeni". Ky aplikacion përdorë programe të hipnozës për ta riprogramuar mënyrën sesi njerëzit mendojnë rreth ushqimit. "Aplikacioni po ashtu ju thotë që të hani derisa ta largoni urinë, e jo derisa të mbusheni plot. Ka një dallim të madh midis këtyre gjërave, gjë që mu desh kohë derisa e kuptova", thotë ajo. Ajo po ashtu thotë se ka mësuar që, kur e kapë uria, të pijë dy-tri gota ujë dhe, uria i largohet, meqë ajo as që kishte uri, por etje. Zonja Hoff ishte thatanike kur ishte adoleshente dhe filloi të trashej vetëm pasi që u punë- sua, meqë hante hamburgerë të yndyrshëm në kantinën ku punonte. 

(Kosova Sot)