Dhjetë vendet që më së vështiri ua japin vizat të huajve

  • 29 July 2015 - 22:20
Dhjetë vendet që më së vështiri ua japin vizat të huajve

Procesi për aplikimin e vizave është shumë i vështirë për shumë vende të botës. Ekzistojnë madje disa vende të cilat mundësinë e pajisjes me vizë e kanë gati të pamundur. Se cilat janë ato, mund të lexoni më poshtë!

Koreja Veriore

Turistët nga Koreja Jugore janë krejtësisht të ndaluar që të udhëtojnë në Veri. Kurse, vështirësi mund të kenë edhe turistët nga Izraeli, Amerika dhe Japonia. Edhe atyre që u lejohet që të hyjnë, nuk ka rëndësi çfarë nacionaliteti kanë, sepse gjatë gjithë kohës do të jenë në përcjellje.

Rusia

Aplikimi për një vizë ruse kërkon shumë kohë dhe është një proces stresues meqë kërkohet që të jepni informacion për secilin vend që keni vizituar në 10 vitet e fundit.

Republika Demokratike e Kongos

Ky vend llogaritet si vend i rrezikshëm nga zyra britanike e punëve të jashtme, e në disa pjesë të vendit këshillohet që të mos udhëtohet fare.

Angola

Kohëzgjatja e procesit është problemi më i madh në këtë vend të bukur të Afrikës Perëndimore (mund të zgjasë së paku tetë javë), por ka edhe shumë gjoba për ata që nuk i binden kushteve që kërkohen për të marrë vizë.

Irani

Të gjitha vizat duhet të aprovohen nga Ministria e Punëve të Jashtme në Teheran, proces ky i cili mund të jetë shumë i gjatë. E, gjatë kohës së procesit është pothuajse e pamundur të merrni informacione se si është duke shkuar aplikacioni juaj. Ata që kanë pasaportë amerikane dhe britanike, do të duhet t’i japin gjurmët e gishtave sapo të arrijnë në aeroport.

Siria

Në shumë vende të Botës, aplikacionet për viza siriane janë të mbyllura, për shkak të rrethanave ndërkombëtare. Por, edhe në rastet kur lejohet, procesi është i komplikuar dhe merr shumë kohë, pasi ju duhet të merrni letër rekomandimi nga ambasada e vendit tuaj e cila kushton shumë dhe merr kohë të gjatë për aprovim.

Arabia Saudite

Vizat turistike mund të jenë të vështira për tu marrë, e sidomos nëse keni në plan të vizitoni Jedan dhe Medinën gjatë kohës së Haxhit, kur ndodhë që turistët jomysliman të merren në pyetje shumë gjatë për arsyet pse duan ta vizitojnë Arabinë Saudite.

Sao Tome

Ky ishull larg brigjeve të Afrikës ka një numër shumë të kufizuar të ambasadave, kështu që mënyra më e lehtë është që të siguroni vizën përmes agjencive turistike. Gjithashtu, duhet të jeni i vaksinuar për mbrojtje nga ethet e verdha.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Për turistët e rregullt, është një proces i thjeshtë dhe i shpejtë, por nëse ndodhë që të keni dosje kriminale, atëherë duhet të mendoheni dy herë. Nëse keni pasur ndonjë problem me drogat ilegale dhe jeni arrestuar, automatikisht largojeni SHBA-në nga lista e vendeve për tu vizituar.

Sudani

Nëse keni vizë apo vulë të Izraelit në pasaportën tuaj, hyrja juaj në Sudan është e ndaluar (nuk ka rëndësi nëse viza (vula) është valide apo e skaduar). Gjithashtu pas mbërritjes atje, ju duhet që brenda tre ditëve të regjistroheni në Departamentin për të Huaj në Ministrinë e Punëve të Brendshme