Komuna e Prishtinës me vendim lejon bllokimin e rrugës për dasmë

  • 29 July 2015 - 23:19
Komuna e Prishtinës me vendim lejon bllokimin e rrugës për dasmë

Komuna e Prishtinës i ka dhënë leje një qytetari për të bllokuar rrugën për shkak të dasmës. Rruga "Zija Shemsiu" do të jetë e bllokuar prej orës 13:00 deri në orën 17:00.

Gëzim Kadrolli, banor në rrugën “Zija Shemsiu” në Prishtinë nesër (30.07.2015) do e ketë të lirë këtë rrugë nga ora 13:00 e deri në orën 17:00, për ta përdorur si parkim për ceremoninë martesore.

Vendimi është marrë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim.

“Drejtoria ka shqyrtuar kërkesën dhe konstatoi se kërkesa ka bazë për t’u realizuar, ngase është e nevojshme krijimi i kushteve më të përshtatshme dhe më të sigurta për kryerjen e ceremonisë që do të mbahet para objektit banesorë nga pjesa e krahut të djathtë i rrugës deri në përfundim të segmentit rrugor”, thuhet vendim.