Moti për ditët në vijim

  • 29 July 2015 - 23:48
Moti për ditët në vijim
Nxehtë deri në fund të javës.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi vazhdon të mbetet nën ndikimin e masave të nxehta të ajrit me origjinë afrikane.
Gjatë ditës do të mbajë mot me diell, ndërsa orët e vona të ditës dhe gjatë natës moti do të jetë me vranësira të dendura të cilat vende-vende do të shoqërohen me riga të izoluara shiu.
Temperaturat minimale, sipas IHMK-së, do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës nga 32-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s. Shtypja atmosferike dhe lagështia relative e ajrit do të pësojnë ngritje të lehta.
IHMK thekson se kjo gjendje sinoptike dhe termike do të vazhdojë.
Temperatura mesatare maksimale deri sot, për muajin korrik është regjistruar 30.6 gradë Celsius, derisa po në të njëjtën periudhë të vitit 2007 temperatura maksimale është regjistruar 30.7 gradë, që do të thotë se muaji korrik i 2007 vazhdon të mbetet muaji më i nxehtë prej se është themeluar IHMK.