Dushi: Këto janë dokumentet për dallaverxhinjte e zgjedhjeve në Prishtinë (Foto)
Anëtari me më së shumti përvojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Florian Dushi ka thënë se dokumentet zyrtare tregojnë dallaverxhinjët e vërtetë të procesit zgjedhor në kryeqytet.
Sipas tij, asnjë parregullsi nuk do të kalojë.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Dokumentet zyrtare tregojnë dallaverxhinjët e vërtet të procesit zgjedhor në Prishtinë…asnjë dallaver eventual nuk do të kalojë, vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e djeshme, duhet të pastrohet dhe qartësohet!
(Bashkangjitur janë: 1.formulari origjinal i plotësuar në vendvotim dhe 2.Raporti për të njëjtin vendvotim në faqen faqen zyrtare të KQZ-së. Korrigjimi është bërë sipas formularit të parë i cili është plotësuar në vendvotim në anën e majtë)
(Kosova Sot)