Havolli: Shpendi i luksit veç po ankohet e po vajtohet

  • 20 November 2017 - 22:48
Havolli: Shpendi i luksit veç po ankohet e po vajtohet

Këshilltari i zgjedhur i Kuvendit Komunal të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sokol Havolli, ka thumbuar kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Havolli, ish-këshilltar i ish-kryeministrit Isa Mustafa, ka akuzuar Ahmetin për hipokrizi.

Ai ka minimizuar ankesat e Ahmetit, vetë i përfshirë në skandale me pasanikë, për gjoja shpenzim të madh të parave në fushatë kundër tij.

“Shpend Ahmeti, prap, me atë që din më së miri, të ankohet e të vajtohet”, ka shkruar Havolli në Facebook.

“Shpendi, i Jahtave, i aeroplanave privat, e Shpendi i Rrahës, Shpendi i lluksit po ankohet për, kinse paratë në fushatë kundër tij”, është shprehur ai.

“Buxheti i Arbanit në këtë fushatë ka qenë modest. Programi i Arbanit ka qenë shumë i pasur; e ti ke shpenzuar më së shumti në histori të fushatave të Kosovës, por në qeverisje je i varfër”, ka thënë Havolli.

“Arbani po fiton!”, ka përfunduar Havolli, me optimizëm. 

(Kosova Sot)