Deputetja Kadriu: A përfituan oligarkët e pushtetit apo bizneset në vështirësi

  • 30 July 2015 - 10:52
Deputetja Kadriu: A përfituan oligarkët e pushtetit apo bizneset në vështirësi

Fjalimi i deputetës së pavarur, Margarita Kadriu, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës

Kujt iu falën borxhet për tatimet dhe akcizat e papaguara?

Javën e kaluar u votua Projektligji për faljen e borxheve, i cili përfshin detyrime të personave fizikë dhe juridikë, në vlerë prej 680 milionë eurosh. Ministri i Financave, në fjalën e tij, kur e pati prezantuar këtë Projektligj, kishte deklaruar se kryesisht përfitojnë rastet e njerëzve me vështirësi ekonomike, me mirëqenie të dobët, mirepo  mungesa e transparencës së plotë edhe pas sa muajve ,ka  krijuar një dozë të pritshme dyshimi se kush në të vërtetë po përfiton, pas kaq shumë vjetësh nga falja e borxheve ndaj shtetit.

Në listën e borxhlinjve ka edhe biznese, që i janë shmangur pagesës së taksave per afro 200 milion euro , gjithnje falë tolerimit korruptiv, që ua kanë bërë zyrtaret e administratave  respektive-, sic jane ,Doganat dhe Administrata Tatimore.

Për të shmangur e për të mos lejuar përhapjen e pritshme të dyshimeve të ligjshme të opinionit të gjerë, e sidomos të bizneseve që rregullisht i kanë paguar të gjitha detyrimet ndaj shtetit, në këtë rast, ekzekutivi do të duhej të ishte plotësisht transparente dhe të publikojë menjëherë listën e përfituesve nga falja e borxheve që përfshine amnistia e ligjit në fjalë.

Është mirë që publiku, bizneset e tjera , të gjithë, ta shohin vetë se kush është në atë listë,  ku përfitohet nga falja e borxheve. Bëhet fjalë për 680 milionë euro , andaj duhet të ketë transparencë të plotë, e cila arrihet vetëm përmes bërjes publike të listës dhe të vlerave përfituese nga falja e ish-detyrimeve ndaj buxhetit te  shtetit.

Në listë mund të ketë edhe qytetarë të Kosovës që ndoshta as nuk janë ngopur me bukë, e lëre më të paguajnë edhe rrymën, ujin, mbeturinat, ngrohjen, tatimin në pronë etj.

Mirëpo, ajo që Qeveria urgjentisht dhe detyrimisht duhet të bëjë, natyrisht nëse nuk ka çka të fshehë,e po dua të besoj se nuk ka arsye të fshehë, është që ta bëjë publike listën e plotë, se cilave biznese iu falën borxhet per tatime,taksa e akcize te papagura per shume vite ndaj shtetit, dhe për çfarë vlerash bëhet fjalë, në mënyrë që të sigurohemi se nuk i kemi amnistuar kontrabanduesit e trafikantet, shmangësit e qellimshem te tatimeve apo bizneset e lidhura me partitë apo individët dhe zyrtare te  papërgjegjshëm të administratave të shtetit.

(Kosova Sot)