30 persona të arrestuar brenda 24 orëve

  • 30 July 2015 - 11:18
30 persona të arrestuar brenda 24 orëve

Policia e Kosovës njofton se brenda 24 orëve ka arrestuar 30 persona në territorin e vendit.

RAJONI I PRISHTINËS

VJEDHJE E RËNDË

Rr. "Xheladin Hana", Prishtinë 29.07.2015 - 01:30. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit janë zënë në flagrancë duke vjedhur në banesën e viktimës mashkull K/Shqiptar. Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

SHMANGIE NGA TATIMI

Mitrovicë, Graqanicë Me 29.07.2015 njësitet policore në bashkëpunim me zyrtarët e BQK-së dhe ATK-së kanë zhvilluar një plan operativ ku me urdhëresë të gjykatës është bërë kontrollimi i filialit të një institucioni financiar , ku janë sekuestruar dëshmi materiale për procedurë të mëtutjeshme.

SHKELJE E URDHRIT MBROJTËS

Prishtinë 29.07.2015 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti kishte sulmuar viktimen femër K/Shqiptare. I dyshuari po ashtu kishte shkelur urdhrin mbrojtës të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me  urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

KANOSJE

Podujevë 29.07.2015-14:18. Viktima mashkull K-shqiptar është kanosur me armë zjarri nga i dyshuar mashkull K-shqiptar . Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit dhe nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet, rasti shkon në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

AKSIDENT TRAFIKU

Fshati Lluzhan, Podujevë 29.07.2015 - 10:30. Raportohet se një mashkull K/Shqiptar gjersa ishte duke drejtuar veturën e tij, ka goditur këmbësoren femër K/Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Fshati Bardhosh, Prishtinë 29.07.2015 -18:55. Dy vetura me targa vendore me drejtues dy meshkuj K/ shqiptarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesit e dy veturave si dhe 3 pasagjerë, dy meshkuj dhe një femër K/Shqitare. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK.

GJETJE E MJETIT TË DYSHUAR SHPËRTHYES

Fshati Batllavë, Podujevë 29.07.2015-14:30. Raportohet se njësiti policor nga ankuesi mashkull K-shqiptar ka pranuar informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe mjetin e dyshuar predhë tipi L-3 35 cm kanë tërhequr në mënyrë të kontrolluar pa incidente.

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Aeroporti i Prishtinës 29.07.2015-15:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë, është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtjeje të dënimit në burgun e Dubravës.

RAJONI I GJILANIT

INCIDENTET KRIMINALE

GRABITJE

Stacioni i autobusëve Gjilan 28.07.2015–23:00. Ankuesi K/Shqiptar i moshës së mitur ka raportuar se dy meshkuj të dyshuar NN nën kërcënimin e thikës i kishin grabitur 23 €. Njësiti përkatës policor ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

POSEDIM I NARKOTIKËVE

Rr. "Mustafë Koka", Viti 29.07.2015-21:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-shqiptarë, pasi që të njëjtit janë hasur duke bëre shitblerje të substancave narkotikëve të llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e njërit nga të dyshuarit, me ç'rast janë gjetur dhe konfiskuar : një revole TT me një karikator, 13 fishekë, një mulli për bluarjen e marihuanës, dy telefona mobilë, 31 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit hashash, një thithëse të argjilës, para të gatshme 950 euro me bankënota të ndryshme, 34 paketime rizlla për mbështjellje. Pas gjetje së këtyre gjësendeve me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Rr. "Adem Jashari", Viti 29.07.2015 - 07:15. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

RAJONI I FERIZAJT

INCIDENTET KRIMINALE

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. "Reqakut", Ferizaj 29.07.2015-01:35. Është ndaluar vetura Range rover që drejtohej nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Gjatë kontrollimit në veturë është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë Zastava me pesë fishekë. Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

VJEDHJE E RËNDË

Fshati Dubravë, Kaçanik 25.07.2015 – 19:25. Me 29.07.2015 njësiti policor ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi të njëjtit nga shtëpia pronë e ankueses femër K/Shqiptare kishin vjedhur stoli ari me vlerë 10.000 € dhe 2.000 € para. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

MBAJTJE NË PRONËSI DHE KONTROLL TË PAAUTORIZUAR TË MUNICIONIT

Fshati Lloshkobare Ferizaj 29.07.2015-22:50. Raportohet se në veturën e aksidentuar të dyshuarit mashkull K-shqiptar në vendngjarje njësiti policor gjatë kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar sasi municioni nga 21 copë e kal. NN. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Fshati Koshare, Ferizaj 29.07.2015 – 10:55. Ka ndodhur aksident trafiku në mes të një automjeti-kamion me vozitës mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë dhe një veture civile me vozitës mashkull K/Shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar vozitësi i veturës dhe pesë pasagjerët e tij (tri femra K/Shqiptare dhe dy meshkuj K/Shqiptarë). Njërit nga të lënduarit është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa të lënduarit tjerë janë liruar në shtëpi. Me urdhër të prokurorit vozitësi i kamionit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

RAJONI I PRIZRENIT

INCIDENTET KRIMINALE

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Rr. "Haki Taha", Prizren 29.07.2015 – 13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor viktimën mashkull K/Shqiptar. I dyshuari edhe gjatë arrestimit ka qenë agresiv dhe jokooperativ. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

BLERJE, PRANIM OSE FSHEHJE E SENDEVE TË PËRFITUARA ME KRYERJEN E VEPRËS PENALE

28.07.2015 – 13:44. Me kërkesë të Interpolit, përmes së cilës kërkohet që automjetit i tipit Audi A5 me targa  të huaja të sekuestrohet për arsye të përfitimit të paligjshëm – shpërdorim, njësiti policor ka bërë ndalimin dhe sekuestrimin e automjetit, si  dhe ka intervistuar të dyshuarin, për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme.

LËNDIM TRUPOR

Rr. "Jusuf Gërvalla", Prizren 29.07.2015 -21:15. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti është sulmuar fizikisht (therur me thikë) nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. I dyshuari është i njohur dhe në kërkim nga Policia, pasi  gjendet në arrati.

Rr. "Sefedin Llaqi", Prizren 29.07.2015-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht disa fëmijë të cilët ishin përfshirë në një rrahje në mes veti si dhe kishte sulmuar fizikisht një femër K/Shqiptare familjare e njërit nga fëmijët e involvuar në rrahje. Viktima sipas raportit mjekësor ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ZJARRVËNIE

Fshati Maqitevë, Mushtisht 29.07.2015 – 13:00. Nga zyrtari i APK-së është raportuar se rreth 12 hektarë pyje të fshatit janë përfshirë në zjarr. Njësitit e zjarrfikësve kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Pyjet janë pronë shtetërore. Nuk raportohet për të lënduar.

RAJONI I PEJËS

INCIDENTET KRIMINALE

LËNDIM TRUPOR

Istog 29.07.2015-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull k-shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull K-shqiptar e kishte goditur me një telefon dhe i kishte shkaktuar lëndim të lehta trupore sipas raportit mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

MBAJTJE NË PRONËSI APO POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS

Fshati Qungur, Pejë 28.07.2015 – 22:00. Sot me 29.07.2015 njësiti policor ka arrestuar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti me 28.07.2015 në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të kalibrit 7.62 mm, një pistoletë e tipit "M 57" me katër fishekë të kalibrit 7.62 mm. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

PKK-Kullë, Pejë 29.07.2015-17:20. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë, dega në Istog, është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas francez dhe i njëjti është informuar se me datën 30.7.2015 ora 09:00 të paraqitet në gjykatë në Istog.

 RAJONI I GJAKOVËS

INCIDENTET KRIMINALE

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. "Skënderbeu", Gjakovë 28.07.2015-23:10. Është ndaluar vetura Ford me targa vendore që drejtohej nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Gjatë kontrollimit në veturë është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e tipit Sig me një karikator dhe pesë fishekë të cal 9mm. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Rr. "Nënë Terezë", Gjakovë 29.07.2015-23:10. Raportohet se është arrestuar një i dyshuar mashkull K-shqiptar (pasagjer), pasi që tek i njëjti i cili ishte si pasagjer në një veturë me targa lokale nën ulëse është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë Zastava prodhim YU cal.9 mm një karikator me tetë fishekë cal.9X 19 mm. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

PKK-Kullë, Gjakovë 29.07.2015-15:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull k-shqiptar dhe i njëjti dërgohet në mbajtje

RAJONI I MITROVICËS

INCIDENTET KRIMINALE

VJEDHJE E RËNDË

Rr. "Dëshmorët e Kombit", Mitrovicë 29.07.2015 – 03:15. Njësiti policor ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit kishin tentuar të kryejnë një vjedhje në një lokal pronë e ankuesit mashkull K/Shqiptar. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. "Bahri Kuqi", Vushtrri 29.07.2015-23:40. Raportohet se është arrestuar një i dyshuar mashkull K-shqiptar, pasi që tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një revole me gas e tipit Colt Government e cal.9 mm me 7 fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet, kurse rasti shkon në procedurë të rregullt.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Vushtrri 29.07.2015-09:40. Vozitësi mashkull K/Shqiptar duke lëvizur me veturën e tij nga pakujdesia ka shkaktuar vetëaksident trafiku, ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar ngasësi i automjetit dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Fshati Turiqevc, Skenderaj 29.07.2015 – 15:25. Vozitësi mashkull K/Shqiptar me veturë të tipit BMW nga pakujdesia ka shkaktuar vetëaksident trafiku. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar vetë vozitësi dhe pasagjerja e tij viktima femër K/Shqiptare. Të lënduarit pas tretmanit mjekësor në emergjencën e Skenderajt janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Njësiti përkatës policor është duke hetuar rastin.

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Vushtrri 29.07.2015 – 11:00. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, njësiti policor ka arrestuar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

 RAJONI I MITROVICËS – VERI

INCIDENTET KRIMINALE

VJEDHJE E VETURËS

Rr. "Lola Ribara", Mitrovica e Veriut 29.07.2015 – 13:00. Ankuesja K/Serbe ka raportuar se persona të dyshuar NN kishin arritur të vjedhin veturën e saj të tipit VW Golf II. Njësitet përkatës policore janë duke hetuar rastin.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

(Kosova Sot)