A do të krijohet një aviokompani shtetërore për bashkatdhetarët?

  • 30 July 2015 - 11:31
A do të krijohet një aviokompani shtetërore për bashkatdhetarët?

Deputetja e AAK-së, Tetuta Haxhiu, ka kërkuar që të krijohet një aviokompani shtetërore për bartjen e bashkatdhetarëve të cilët tha se po maltretohen dita-ditës nga kompani të ndryshme private.

Por, kryeministri i vendit Isa Mustafa, tha se Qeveria nuk e ka në agjendë formimin e një aviokompanie publike, përkundër se janë të vetëdijshëm me problemet që po ballafaqohen qytetarët. “Kjo çështje s’mund tërregullohet përmes një kompanie publike, sepse kemi nocionin e pronës private. Këtë çështje duhet ta zgjidhim përmes masave ligjore ndaj kompanive private”, tha Mustafa, transmeton “Kosova Sot ONLINE”.

Ndërsa, deputetja Haxhiu kërkoi sërish nga Mustafa që Qeveria të merr masa që këtë çështje ta futin në agjendë pse jo së bashku edhe me Shqipërinë.

(Kosova Sot)