Bajrami thotë se asnjë kolegj privat nuk mban më emrin Universitet
Arsim Bajrami, ministër i Arsimit sot në Kuvendin e Kosovës ka thënë se nstitucion privat nuk mban emrin universitet pasi nuk është akredituar për universitet. " Të gjitha kolegjet private i kanë ndërruar emërtimet në objekte, spote dhe asnjë nuk mban emrin universitet. Në qoftëse vërejmë vetëm një keqpërdorim të licencave ne do të ua marrim, licencat. Kjo ka ndodhë me 5 kolegje dhe do të vazhdojmë t’i marrim licencat edhe në të ardhmen”, ka thënë Bajrami.
(Kosova Sot)