Eurodeputeti ‘lëshon bombën’: Amerikanët po ndjekin me vëmendje Saimir Tahirin

  • 22 November 2017 - 19:04
Eurodeputeti ‘lëshon bombën’: Amerikanët po ndjekin me vëmendje Saimir Tahirin

Eurodeputeti, raportues per Shqipërinë, Knut Fleckenstein, i pyetur per ceshtjen e hetimit te ish ministrit Saimir Tahiri ka thene se ka informacione qe koleget amerikane po e ndjekin nga afer kete ceshtje.

Në kuadrin e luftës kundër krimit të organizuar ka një çështje aktuale që ka krijuar tension në politikën shqiptare, që është dosja Tahiri. A mendoni se vota në Kuvendin e Shqipërisë për të mos hequr imunitetin për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, por kufizimin e imunitetit vetëm për kontrollin e personit dhe të banesës së tij dhe ishte rruga e duhur për t’a lënë drejtësinë të bëjë punën e saj ?

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë:“Nuk mund të them me siguri se cila palë ka të drejtë dhe cila gabohet. Në këndvështrimin tim, nëse prokuroria do të kishte prova të mjaftueshme, duhet të ishte hequr imuniteti për arrestim, por më pas u argumentua që mund të bëhej hetim duke kontrolluar personin dhe banesën e tij, pa qenë nevoja për arrestim. Nuk e di ç’është e drejtë apo jo, pasi nuk kam folur me Prokurorinë. Gjithsesi, nuk e kuptoj se ç’lidhje ka kjo me procesin e Vetingut, pasi procesi i Vetingut ka të bëjë me skanimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve për funksionimin e sistemit të ri të drejtësisë. Ndërsa çështja për të ciliën po flasim është një çështje e veçantë. Di që Prokuroria e Krimeve të Rënda të Shqipërisë mund të vazhdojë hetimet dhe të shpresojmë që asnjë nuk do zhduket ndërkohë. Kam gjithashtu informacione nga kolegët e mi amerikanë, se ata po e shohin këtë çështje me vëmendje”.


(Kosova Sot)