Jemenasit rrezikojnë që të vdesin nga uria, shkak bllokada e Arabisë Saudite

  • 22 November 2017 - 19:13
Jemenasit rrezikojnë që të vdesin nga uria, shkak bllokada e Arabisë Saudite

Me mijëra jemenas mund të vdesin çdo ditë, nëse një koalicion ushtarak, i udhëhequr nga sauditët, nuk e heq bllokadën që ka vënë ndaj porteve kryesore detare të Jemenit, bën me dije një anketë rreth urisë, e financuar nga SHBA-ja.

Fotot e tmerrshme që janë publikuar nga një qendër e kequshqyerjes në Jemen, ku shihen fëmijët e vegjël, të bërë asht e lëkurë nga uria, nxjerr në pah situatën e rëndë që mbretëron në këtë vend, derisa Arabia Saudite refuzon që t'i hapë portet detare. Me mijëra jemenas mund të vdesin çdo ditë, nëse një koalicion ushtarak, i udhëhequr nga sauditët, nuk e heqë bllokadën që ka vënë ndaj porteve kryesore detare të Jemenit, bën me dije një anketë rreth urisë, e financuar nga SHBA-ja. Kjo vërejtje vjen një ditë pasi Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) deklaroi se 2.5 milionë jemenas, të grumbulluar në qytete, nuk kanë qasje ndaj ujit të pastër, gjë që rrit rrezikun e shpërthimit të ndonjë epidemie të kolerës. Rreth shtatë milionë njerëz tanimë janë buzë vdekjes nga uria, por nëse portet detare vazhdojnë që të qëndrojnë të mbyllura, atëherë priten mungesa të tjera të ushqimeve.

Image

Tri qytete - Saada, Taiz dhe Hodeidah - kanë mbetur pa ujë të pijshëm

Në një situatë të tillë, mungesa e ushqimeve dhe karburanteve do të ndikojë në rritjen e çmimeve, ku mungesa e ilaçeve do të përkeqësonte sëmundjet e rrezikshme për jetë. Duke përdorë shkallën ndërkombëtare të vlerësimit IPC 5, FEWS NET bën me dije se, edhe para bllokadës aktuale, 15 milionë njerëz tanimë ishin në 'gjendje krize' (IPC faza 3), apo edhe më keq. "Për këtë shkak, zgjatja e qëndrimit mbyllur të porteve detare, rrezikon në paraqitjen e një përkeqësimi të paprecedent të sigurimit të ushqimit në një zonë të madhe të vendit", thotë FEWS NET. Nga një popullatë e përgjithshme prej 26 milionë banorësh, rreth 17 milionë jemenas nuk e dinë kur do ta kenë rastin që ta hanë shujtën e radhës, kurse 7 milionë prej tyre varen në tërësi nga ndihmat në ushqim, bën me dije Programi botëror i ushqimit, në Jemen. Koalicioni që udhëhiqet nga sauditët ka mbyllur të gjitha qasjet ajrore, tokësore dhe detare më 6 nëntor, pasi që ishte hetuar një raketë e hedhur në drejtim të kryeqytetit saudit. Arabia Saudite thotë se është duke u përpjekur që ta pengojë rrjedhën e armëve nga Irani, dedikuar pjesë- tarëve të fisit huti, të cilët janë në luftë me sauditët në Jemen. Të premten, Kryqi i kuq ndërkombë- tar tha se, tri qytete - Saada, Taiz dhe Hodeidah - kanë mbetur pa ujë të pijshëm, meqë bllokada ka penguar importimin e karburanteve, të nevojshme për pompim dhe pastrim të ujit, duke i lënë kështu rreth 1 milion njerëz pa ujë të pijshëm. Më pas, listës së qyteteve pa ujë iu bashkuan edhe qytetet Sanaa dhe Al-Bayda. Rreziku nga uria totale do të mbetet edhe nëse hapet porti Aden, bën me dije raporti i FEWS NET, duke shtuar se të gjitha portet e Jemenit duhet të hapen për importe jetësore. Që nga prilli, rreth 940,768 njerëz në Jemen janë infektuar me kolerë, një sëmundje që përcillet me ujë të ndotur, ku nga kjo epidemi deri më tani kanë vdekur të paktën 2,200 njerëz. Janë raportuar edhe raste të dizenterisë.

Image

Edhe pacientët, që varen nga dializa, janë në një gjendje kritike

 Pas kritikave të shumta nga tërë bota, Arabia saudite bëri me dije javën e kaluar se do të hapte portet detare dhe ajrore të Jemenit, por jo edhe ato që gjenden në duart e rebelëve shiitë, të njohur si huti. OKB-ja ka deklaruar se koalicioni ushtarak, i udhëhequr nga sauditët, duhet të lejojë futjen e ndihmave përmes portit Hodeidah, i cili kontrollohet nga hutit. Agjencitë humanitare të OKB-së kanë bërë vërejtje serioze rreth ndikimit të bllokadës, edhe pse zyrtarët e OKBsë nuk kanë kritikuar drejtpërsë- drejti Arabinë Saudite. Bëhet me dije se edhe pacientët që varen nga dializa, janë në një gjendje kritike. Kryqi i kuq ndërkombëtar bën me dije se, gjatë javëve të fundit, kanë vdekur rreth 20 pacientë të sëmurë nga veshkat, që varen nga dializa. Vitin e kaluar, Arabia Saudite ishte akuzuar nga sekretari i atëhershëm i përgjithshëm i OKB-së, Ban KiMoon, se ishte duke ushtruar një presion të papranueshëm që të mos futej në listën e zezë të vendeve që vrasin fëmijët në konflikt, pasi që "Reuters" kishte njoftuar se Riadi kishte kërcënuar me shkurtimin e disa fondeve të OKB-së. Arabia Saudite e kishte mohuar një gjë të tillë. Natën e së dielës, një sulm ajror i ndërmarrë nga koalicioni ushtarak, i udhëhequr nga sauditët, i bërë në Jemenin verior, vrau 10 civilë, duke përfshirë edhe 4 gra dhe 2 fëmijë. Që nga fillimi i saj në vitin 2014, Lufta civile në Jemen deri më tani ka marrë, të paktën, 10 000 jetë civilësh.

(Kosova Sot)