Dosja Habilaj/ Zbulohet emrat e zyrtarëve të lartë, ja kë kërkon në pranga prokuroria

  • 22 November 2017 - 20:29
Dosja Habilaj/ Zbulohet emrat e zyrtarëve të lartë, ja kë kërkon në pranga prokuroria

Prokuroria për Krime të Rënda ka lëshuar tre urdhër- arreste për zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit.

Siç mëson Lapsi.al ata dyshohen si të përfshirë në dosjen ‘Tahiri’ për trafikun e kanabisit.

Mes emrave që pritet të arrestohen është edhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Cela. 

 

Këto urdhër-arreste kanë mbërritur në polici dhe pritet ekzekutimi i tyre. Ndërkohë mandat-arresti ka edhe për Sokol Boden, shefi i policisë kufitare në Dhërmi.

Bode ka punuar edhe në Shkodër si shef krimesh. Zyrtari tjetër i lartë i policisë që pritet të arrestohet është Gjergj Kohila, shefi i krimit të organizuar në Policinë e Vlorës.

Prokuroria kërkon arrestim të atyre që i cilëson si bashkëpunëtorë të Tahirit në trafikun e drogës. Ish-ministri u vu nën hetim pas bërjes publike të përgjimeve nga pala italiane për dosjen ‘Habilaj’. Por Kuvendi nuk e dha autorizimin për arrestimin e tij. Aktualisht Prokuroria ka kryer kontroll banese dhe e ka marrë në pyetje Tahirin për hetimet qe janë duke u kryer.

(Kosova Sot)