Pritet arrestimi i tij, por zyrtari i policisë mund të jetë larguar drejt SHBA-së

  • 22 November 2017 - 21:06
Pritet arrestimi i tij, por zyrtari i policisë mund të jetë larguar drejt SHBA-së

Sokol Bode është një prej zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit për të cilin Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër arresti.

Bode ka qenë shefi i policisë kufitare në Dhërmi.

Më pas u transferua në Policinë e Shkodrës, por pas publikimit të dosjes ‘Habilaj’, doli edhe një foto e tij me një Moisi Habilajn.

Sokol Bode është personi në anën e majtë të kësaj fotoje, ku në mes qëndron Moisi Habilaj, kreu i organizatës kriminale që trafikonte drogë drejt Greqisë.

Pas publikimit të fotos ai u largua nga Policia e Shkodrës, ku shërbente pasi la detyrën e shefit të policisë kufitare në Dhërmi. 

Burime të Lapsi.al thonë se ka dyshime që Bode të jetë larguar drejt SHBA-së fill pas publikimit të kësaj fotoje. Sidoqoftë kjo mbetet për t’u konfirmuar.

Për momentin nuk dihet ende kur do të ekzekutohen tre urdhër arrestet e Prokurorisë. Veç Sokol Bodes ka mandat arresti edhe për Jaeld Celën, ish drejtorin e policisë Vlorë dhe Gjergj Kohilën, shefin e krimeve të Vlorës.

(Kosova Sot)