Grabitje me armë në Lezhë, shoqërohen 8 persona

  • 22 November 2017 - 21:35
Grabitje me armë në Lezhë, shoqërohen 8 persona

Një person i armatosur ka grabitur pasditen e sotme një supermarket në qytetin e Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Shtraus, ndërsa biznesi është në pronësi të Zef Ercekut.

Personi i armatosur dhe i maskuar ka arritur të marrë xhiron ditore dhe të largohet në drejtim të paditur.

Policia ka filluar hetimet dhe deri tani janë shoqëruar në komisariatin e Lezhës 8 persona për tu marrë në pyetje në lidhje me grabitjen.

Sipas të dhënave paraprake mendohet se autori i grabitjes është një person rreth 20-vjeç dhe që mund të ketë patur dijeni për xhiron ditore të supermarketit.

(Kosova Sot)