Përveç hotelit, ‘Eskobarit të Ballkanit’ kërkojnë t’i bllokojnë edhe 25 apartamente

  • 24 November 2017 - 09:27
Përveç hotelit, ‘Eskobarit të Ballkanit’ kërkojnë t’i bllokojnë edhe 25 apartamente

Në një kohë kur policia dhe prokuroria ende nuk kanë lokalizuar vendodhjen e Klemend Balilit për të mundësuar më pas arrestimin e tij, hetimi pasuror kundër “Eskobarit të Ballkanit” ka përparuar ndjeshëm.

Katër ditë më parë Krimet e Rënda i janë drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Krimeve të Rënda, duke kërkuar nga kjo e fundit të verë në sekuenstro prenventive 25 apartamente, një sipërfaqe trualli në Sarandë dhe hotelin “Santa Quaranta” që ndodhet në bregdetin e Sarandës. Kërkesa e prokurorisë për sekuestrimin e pronave të Balilit është ende në shqyrtim nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila ende nuk ka marrë një vendim për miratimin ose jo të kësaj kërkese që ka bërë prokuroria.

Sipas kësaj të fundit, Balili pjesën më të madhe të pasurive e ka në emër të familjarëve të tij,dhe shokëve, pasuri këto që shtrihen kryesisht në Sarandë, Delvinë dhe në Tiranë. Klement Balili është person në kërkim për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare dhe i dyshuar si personi që drejtonte një grup kriminal të trafikut të drogës në Ballkan drejt Europës. Ndryshe ai njihej dhe si “Eskobari i drogës” në Ballkan.

Balili me llogari të rrogës, e kredi banke
Kelmend Balili,i cilësuar nga median helene si “Eskobari i Ballkanit”, rezulton i varfër në llogaritë bankare dhe rregjistrat hipotekorë dhe të bizneseve. Hetimi pasurur i nisur kundër tij nga prokuroria e Krimeve të Rënda, ka arritur të gjejë vetëm dy pasuri në emër të Balilit, ku e para ndodhet në fshatin Stjar të Delvinës.

Pikërisht në këtë fshat, prokuroria ka arritur të zbulojë se një godinë një katëshe, Balili kishte hapur aktivitet tregtar, nën emrin e kompanisë “Montana-K”. Kjo kompani rezulton se ka pasur objekt të veprimtarisë së saj, tregti me shumicë dhe pakicë dhe transport të kondesatit të pa përpunuar,tregeti me shumicë dhe pakicë e artikujve të ndryshëm, import eksport, tregeti me pakicë e të karburanteve lubrifikantëve, lëndë djegëse dhe nënprodukteve të tyre. Transport ndërkombëtare të udhëtarëve dhe mallrave të tyre.

Sipas prokurorisë kjo pasuri që rezulton në emër të Kelmend Balilit, është e pezulluar dhe nuk ka asnjë aktivitet tregtar, pasi në QKR, konstatohet se është e ç’regjistruar. Ndërkohë që pasuria tjetër ndodhet në aksin rrugor Sarandë-Butrint,Godinë 3-katëshe. Kjo pasuri, rezulton të ketë qënë hotel dhe restorant, por që tashmë sipas rregjistrit të QKR, pasuria është e ç’rregjistruar. Ndërkohë për sa i përket llogarive bankare në emër të Kelmend Balilit nuk është gjetur asnjë llogari, përveç asaj që ndodhet në një bankë të nivelit të dytë, ku Balili, merte rrogën si Drejtor i Drejtorisë së Transporteve në qytetin e Sarandës.

Balili mohoi akuzat për drogë

Vetë Klemend Balili ka mohuar këtë akuzë në të vetmen dalje publike dhe këtë e bëri pak ditë pas urdhër-arrestit grek dhe nga ajo ditë është zhdukur duke iu fshehur policisë.Por policia greke mendon ndryshe. ”Për transportin e lëndës narkotike (kanabis të papërpunuar) nga Shqipëria në Greqi dhe Europën Lindore, Balili kishte rolin e sponsorit dhe të organizatorit dhe drejtonte transportin në sasi shumë të mëdha me rrugë tokësore me kamiona të mëdha dhe nga deti me skafe.

Krahu i tij i djathtë që merrej me transportin dhe magazinimin nga Greqia e tutje ishte Alifandi Georgio,”- thuhet në një dokument të policisë greke. Momentalisht Balili vijon të qëndrojë në kërkim policor. Strukturat policore kanë kryer disa kontrolle në zonën e Delvinës dhe Sarandës, por skanë arritur të gjejnë asnjë gjurmë të Klemend Balilit.

(Kosova Sot)