Pesëvjeçari me paralizë cerebrale befasoi me hapat e tij të parë

  • 24 November 2017 - 19:13
Pesëvjeçari me paralizë cerebrale befasoi me hapat e tij të parë

PRINDËRIT ISHIN FRIKËSUAR, MENDONIN SE NUK DO TË ECTE KURRË

Në fillim, pas operacionit, djali ishte në gjendje që të ecte vetëm me mjete ndihmëse, por javën e kaluar ai bëri hapat e tij të parë, pa e mbajtur kush

Louie Ebourne, i cili vuan nga paraliza kuadriplegjike cerebrale, që përfshin të katër gjymtyrët e tij, i është nënshtruar një operacioni të ri dhe tani, mund të ecë. Një vit pasi që vogëlushi Louie Elbourne u bë me "këmbët e tij magjike", ai ka bërë edhe hapat e tij të parë. Louie, i cili iu nënshtrua një operacioni të ri, ishte i ngazëllyer nga suksesi dhe tha: "Kjo është mirë". E gëzuar tej mase me transformimin e të birit, Emma, 36 vjeçe, thotë: "Ky ishte një moment magjik. Nuk mund të ishim më të lumtur".

Apeluan për mbledhjen e fondeve për operacion

Në muajin tetor, Louie i është nënshtruar operacionit rizotomia selektive dorzale, që ka kushtuar 70 000 funte, pasi që prindërit e tij, nëna Emma dhe babai Phil, apeluan për mbledhjen e fondeve për operacion. Në Britani, sigurimi shëndetësor nuk kishte pranuar që të paguante për këtë operacion. Ata, megjithatë, kishin financuar operimin e motrës binjake të djalit, Ava, e cila vuan nga paraliza diplegjike cerebrale, që prek vetëm këmbët e saj.

Image result for Louie Ebourne emma and phil britain

Tani është sikur e çdo pesëvjeçari tjetër

Prej se i është nënshtruar operacionit, Louie vazhdimisht ka bërë ushtrime fizioterapeutike, me qëllim të forcimit të muskujve në të katër gjymtyrët e tij. Në fillim, pas operacionit, djali ishte në gjendje që të ecte vetëm me mjete ndihmëse, por javën e kaluar, ai bëri hapat e tij të parë, pa e mbajtur kush. Edhe Ava, motra binjake e djalit, e cila vet tani ecë me anë të dy patericave, u gëzua për së tepërmi me suksesin e vëllait. Tani Louie është në gjendje edhe të ushqehet dhe të folurit e tij tani është sikur e çdo pesëvjeçari tjetër.  

(Kosova Sot)