Zeqa: Vizita e Trendafilovës, paralajmërim serioz i akuzave të para

  • 24 November 2017 - 19:47
Zeqa: Vizita e Trendafilovës, paralajmërim serioz i akuzave të para

Zbardhje të shpejtë të aktakuzave, pas vizitës së Trendafilovës në Prishtinë pret tani edhe analisti Florim Zeqa, derisa zërat individualë për ndryshim të ligjit, i sheh si një zgjim tepër të vonuar.

"Vizita e kryetares së Gjykatës Speciale Trendafilova, është një paralajmërim serioz i akuzave të para të kësaj gjykate që po e mban peng të ardhmen e vendit duke u sjellë si "gogol" në kokat e çlirimtarëve! Fakti pse liderët shtetërorë, partiakë dhe deputetët e legjislaturës së kaluar nuk e kanë studiuar si duhet dokumentin e sipërpërmendur të Gjykatës Speciale është çështje për t'u diskutuar. 'Zgjimi' i vonuar i disa liderëve partiakë dhe deputetëve të caktuar për zgjerimin e kompetencave të Gjykatës Speciale është zgjim 10 minuta pas orës 12.00 nga agonia e gjatë e fjetjes në Parlamentin e Kosovës", theksoi ai. 

(Kosova Sot)