Ja 15 caqet e para që diktatori Kim Jong mund t'i sulmojë me armë bërthamore

  • 24 November 2017 - 20:32
Ja 15 caqet e para që diktatori Kim Jong mund t'i sulmojë me armë bërthamore

SIPAS NJË STUDIMI KËRKIMOR

Edhe qytetet japoneze dhe ato të Koresë Jugore janë përmendur si caqe eventuale

Qëllimi i studimit të përmendur më lart ishte që të 'parashikoheshin' veprimet e Penjanit, bazuar në skenarë të ndryshëm. Në studim thuhet se Kim do të ndërmarrë ndonjë sulm bërthamor vetëm nëse mendon se populli dhe shteti i tij janë të rrezikuar

Në listën e vendeve të cilat thuhet se janë më të rrezikuara që të sulmohen me armë bërthamore nga lideri tiran i Koresë Veriore, Kim Jong-u, ka qytete të mëdha amerikane, pastaj objekte të njohura, si Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni, si dhe caqe në Japoni, Kore të Jugut, etj. Studimi kërkimor, i bërë dhe i publikuar nga grupi i ekspertëve ("think tank") i Komisionit evropian për marrëdhënie me jashtë (ECFR) tregon një listë prej 15 caqeve të mundshme të Koresë Veriore.

Image

Burimet jugkoreane

Në studimin e publikuar të mërkurën thuhet: 'Duke u bazuar në burimet jug-koreane, mund të përpilohet lista e caqeve të mundshme të sulmeve bërthamore. Penjani vazhdimisht ka kërcënuar me sulme, si ndaj bazave amerikane në Azi dhe Paqësor, po ashtu edhe ndaj qyteteve amerikane. Mediat bëjnë me dije se Koreja e Veriut me forcat e saj strategjike është e gatshme që ta sulmojë territorin e SHBA-së në çdo moment, por edhe bazat ushtarake amerikane. Edhe qytetet japoneze dhe ato të Koresë jugore janë përmendur si caqe eventuale, ku një theks i veçantë është vënë te qytetet japoneze Tokio, Osaka, Jokohama, Nagoja, Kjoto.' Raporti i lëshuar nga ECFR ka analizuar deklaratat e mediave shtetërore të Kim Jong-unit prej se ai e kishte marrë pushtetin. Koreja Veriore po ashtu kishte publikuar hartën e caqeve të saj, që mund të shihej në fotografinë e publikuar në mars të vitit 2013, ku shihej Kim Jong-un me një hartë të caqeve që korrespondonin me qytetet dhe bazat amerikane. 

Veprimet e Penjanit

Qëllimi i studimit të përmendur më lart ishte që të 'parashikoheshin' veprimet e Penjanit, bazuar në skenarë të ndryshëm. Në studim thuhet se Kim do të ndërmarrë ndonjë sulm bërthamor vetëm nëse mendon se populli dhe shteti i tij janë të rrezikuar. Vendimi i presidentit amerikan i marrë të hënën, që Korenë e Veriut ta futë në listën e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin, në Penjan është vlerësuar si "provokim serioz dhe shkelje e dhunshme". 


(Kosova Sot)