Kadrijaj: Munguan politikat e duhura ekonomike

  • 24 November 2017 - 20:46
Kadrijaj: Munguan politikat e duhura ekonomike

Analisti Mustafë Kadrijaj për "Kosova Sot" tha se, duke u bazuar në raportet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, kjo tregon më së miri se qeveritë tona nuk kanë pasur politika ekonomike dhe është një tregues se mirëqenia e qytetarit nuk paska qenë asnjëherë në agjendën e tyre.

"Qeveritë nuk kanë pasur politika të shëndosha ekonomike që rritja ekonomike të kthehet në investime dhe investimet në rritje të punësimit dhe si rezultat të kemi mirëqenie për qytetarin, po ashtu edhe ato investime janë dedikuar për sponsoruesit e partive politike", potencoi ai. 

(Kosova Sot)